Zhvillohet seanca ndaj Armando Prengës, prokuroria thërret 75 dëshmitarë

Ka nisur seanca gjyqësore për deputetin Armando Prenga, ku prokuroria ka kërkuar 75 dëshmitarë, lidhur me ngjarjen e Kurbinit.

Teksa Prokurori Altin Binaj thotë se prenga ka kanosur në tre raste në Lagunën e Patokut, dhe dy raste në komisariat, avokati i Prengës, Baftjar Rusi thotë se klienti i tij nuk ka qënë fare në komisariat.

Avokati mbrojtës pretendon se tek laguna deputeti është kërcënuar nga Gjok Cali. Sipas prokurorisë, konflikti ka nisur për motive pronësie.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU