Një person dyshohet të jetë mbytur në det, në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Shën Vasili’, te vaska e peshkut në Gadishullin e Karaburunit.
Nga informacionet e para të policisë, viktimë ka mbetur shtetasi A. Gjergji, 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur në det.
Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.
a.ç