VMRO-DPMNE prish punën në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka filluar, me 20 minuta vonesë nga se ishte paralajmëruar, vazhdimin e 12-të të seancës konstitutive, në të cilën duhet të debatohet për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Edhe vazhdimi i sotëm i seancës është zhvilluar me vërejtje procedurale, replika dhe kundëreplika.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia është në gjendje të rëndë politike, pothuajse të gjithë qytetarët janë në rrugë, kërkojnë përjashtimin e platformës së Tiranës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

LSDM, nga ana tjetër, përsëri kërkoi që të kalohet në pikën e katërt për përzgjedhjen e kryetarit të kuvendit, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU