VIDEO/ Zbulohet për herë të parë Ledio i Arian Çanit, ja si duket ai

Që nga fillimi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani e ka bërë të famshëm regjisorin e emisionit të tij, të cilin e thërret me emrin Ledio, dhe shumëkush e njeh madje si “Ledio të lutem!”.

Puntatën e fundit dikush është futur në dhomën e regjisë së emisionit që po transmetohej direkt dhe ka filmuar Ledion dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Edhe pse nuk është shumë e qartë, duket se me shumë gjasa Ledio i famshëm është djali në mes, ke këmishë të kuqe me kuadrate dhe me syze. Gjithsesi misteri mbetet ende për t’u zgjidhur, pasi atij nuk i duket qartë fytyra, edhe pse u kthye paksa në profil, por jo plotësisht./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU