Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë mirëmëngjesi me mjekët që ndihmojnë banorët e përmbytur. Rama publikon një video të punës së mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore që vizitojnë banorët e evakuuar duke vlerësuar përkushtimin e tyre.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri. /ma.me