Një masakër e rëndë ndodhi sot në fshatin Resulaj të bashkisë së Selenicës në qarkun Vlorë ku një person vrau tetë perosna nga dy fmailje të të njëjtit fis. Ritvan Zykaj shuajti dy familje me kallashnikov dhe u largua nga vendngjarja. Ai vijon ende të jetë në arrati dhe përbën rrezik të madh edhe për banorët e fshatit.
Ndërkohë më poshtë mund të shihni edhe pamjet nga vendi ku ka ndodhur ngjarja.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur RENEA, FNSH dhe DELTA FORCE. Autori është ende në gjendje të lirë dhe i armatosur, ndërkohë që vijojnë kontrollet.
RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t’i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.