VIDEO/ Kavajë, abuzimi me të miturën, babai: Vajza ka kurajo për ta kaluar!

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali është takuar ditën e sotme me familjarët e vajzës së mitur nga Kavaja e cila u abuzua seksualisht nga 14 të rinj.

“Mos e paçit këtë rrisk. Uroj që vajza ime të jetë e fundit që i ndodh kjo gjë”, ka thënë i ati.

Spiropali: Unë erdha sepse ti i pari erdhe në zyrën time, edhe unë të falënderoj nga zemra që pate guximin që u tregove aq fisnik dhe tregove situatën dhe si e përballove familjarisht.

Babai i vajzës së dhunuar seksualisht: Kjo që më ndodhi mua uroj që mos t’i ndodhi asnjërit. Të jetë një mësim jashtë zakonisht i veçantë për të gjithë prindërit e republikës së Shqipërisë.

Falënderim shumë të veçantë, jam shumë mirënjohës Agjencisë Shtetërore të Mbrojtjes së Fëmijëve, sepse më kanë mbështetur në takimet me psikologët. Po kështu një ndihme të madhe ka dhënë dhe ministrja e Shëndetësisë. Si vajza ime dhe si shumë të tjerë, i uroj mbarësi në jetë se kam një vajzë shumë inteligjente, me nota shumë të mira, kam një vajze që ka një kurajo që nuk mund ta përshkruaj unë si prind.

Spiropali: Kjo që the është shumë prekëse, një bana që i qëndron vajzës së tij deri në fund dhe është një mesazh për të gjithë prindërit. Është dhe për ato mesazhet që jepen shpesh nëpër ekrane që në vend që të jenë edukuese janë rrënuese. Edhe me shpirt që këtu në këtë shtëpi me këtë fisnikëri jeni një shembull për të gjithë.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU