• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VENDIMI HISTORIK/ KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë!

by Java News
17/04/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Mogerini deklaroi zyrtarisht se KE vendos rekomandimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë

“Ne vlerësojmë politikën e zgjerimit të BE në një mënyrë të hollësishme, zgjerimi është në interesin tonë, që të kemi një politikë të suksesshme. Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin em rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën. Muajt dhe vitet në vijim do të jenë intensive në Ballkan dhe në Europë. Raportet e sotme janë një kontroll për vendet për një vit e gjysmë”.“, shkruan Mogherini

Hahn

Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve. Por ai shtoi se nuk ka kohë për vetëkënaqësi.

“Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Ky vlerësim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Dy vendet kanë bërë shumë gjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar”.

Pyetje: Si do të bindni shtetet anëtare skeptike si Gjermania, Franca dhe të tjerët?

Mogerini

“Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin dhe shtetet që e përbëjnë. Por si e tha edhe komisioneri Hahn, dokumenti që kemi miratuar sot si kolegj i KE tregon në mënyrë faktike dhe kritike, situatën si është, si ka qenë, rekomandimet për përmirësime dhe rezultatet, unë nuk hyj në hollësi për vende.

Vendimi që morëm për ti rekomanduar këshillit bazohen në vlerësime rigoroze të progresit të bërë. Vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë në rrugëtimin e reformave, ruajtja dhe thellimi do të jetë thelbësore, ne pranojmë që rekomandimet janë ndjekur dhe kjo është faktike dhe i takon 28 shteteve që të vlerësojnë faktet tona dhe të marrin vendimin e tyre”.

Hahn: Jemi këtu për të ndihmuar dhe për t’u dhënë informacione shtesë. Mendoj që është po kështu me rëndësi që të punojmë bashkë me shtetet anëtare për t’u shpjeguar qytetarëve tanë përfitimet me zgjerimin e BE, pasi ka hezitim. Pashë në një vend në një sondazh, që kishte një rritje përsa i përket sondazhit, por analiza është për shkak të faktit se edhe me presidencën austriake ka një ndërgjegjësim më të madh për këtë cështje.

Vlahutin

“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot”, deklaroi sot Romana Vlahutin pas publikimit te lajmit për çeljen e negociatave

“Shqipëria ka arsye për të qenë e gëzuar sot. Shqiptarët meritojnë që t’u njihen të gjitha përpjekjet, dhe besimi i tyre në vlerat e një unioni të përbashkët. Në ditët në vijim do të kemi mundësi të hyjmë edhe në detaje. Mogherini do të përcjellë mesazhin për Shqipërinë”, tha Vlahutin.

Edhe Eurodeputeti Knut  Fleckenstein ka uruar zyrtarisht Shqipërinë për hapjen e negociatave. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai shkruan se Shqipëria e meriton plotësisht këtë vendim.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave. Shqipëria e meriton! Dhe tani ne llogarisim në Këshill që të bien dakord gjithashtu. #albania @Progressive” shkruan Fleckenstein.

Next Post
VIDEO/ Çudira në Hungari, 3 futbollistë të një ekipi bien barkas në fushën në të njëjtë kohë

VIDEO/ Çudira në Hungari, 3 futbollistë të një ekipi bien barkas në fushën në të njëjtë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

November 2, 2026
Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

November 2, 2026
Veliaj: Rama merr mandatin e tretë, do të punoj 24 orë në 7 ditë për fitoren historike

Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu!

November 2, 2026
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

November 2, 2026
Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

November 2, 2026
Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Ministrja Ibrahimaj shpjegon ligjin: Për vendet e lira të punës, përparësi kanë shqiptarët para të huajve!

November 2, 2026
Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

Arabia Saudite rrëzon dy dronë pranë Riadit, dyshohet se u lëshuan nga Huthët

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In