Mediat serbe vazhdojnë spekulimet për përfshirje më të gjerë ndërkombëtare në dialogun e Kosovës me Serbinë që do mbahet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.
Kështu, është pothuajse e sigurt se Condolezza Rice do të emërohet emisare speciale e SHBA-së për Europën Juglindore dhe pritet që nga kjo pozitë ajo të përfshihet drejtpërdrejt në bisedat e Brukselit, shkruan gazeta “Danas” duke u thirrur, siç thotë, në burime të qarqeve diplomatike.
Bashkëbisedues të kësaj gazete, të cilët kjo gazetë nuk i emërton, po ashtu kanë thënë se në fazën e ardhshme të dialogut Beograd – Prishtinë do të përfshihet edhe përfaqësuesi nga Gjermania. (b.an)