Vandalizëm në Lepenicë, dy të rinj dëmtojnë bare e dyqane

Dy të rinj të indentifikuar nga policia kanë dëmtuar me sende të forta dy bare dhe një dyqan në qendër të Lepenicës, 30 km larg Vlorës, raporton News 24.

Nga sulmi i tyre ka mbetur i plagosur shtetasi Ramazan Shëllegaj 55- vjeç, i cili gjendej në një prej kafeneve në qendër të fshatit në momentin e agresionit.

Çuman Sinanaj, pronar i një prej ambienteve të dëmtuara, thotë se dy të rinjtë kanë mësyrë duke thyer xhamat dhe pajisjet elektrike.

“Më kanë bërë më shumë se dy milionë lekë dëm , thyen çfarë mundën dhe ikë. Kanë dëmtuar gjithë fshatin”.

Ramazan Shëllegaj, i cili gjendet aktualisht në kirurgjinë e spitalit rajonal të Vlorës, sqaron se nuk ka pasur konflikt në lokal.

Shëllegaj thotë se të rinjtë e kanë sulmuar papritur në befasi dhe janë larguar me shpejtësi.

Sipas policisë, ende nuk është bërë i mundur shoqërimi i të rinjve agresorë. Mbi ta rëndojnë akuzat e plagosjes me dashje dhe dëmtimit të pronës private.

BW

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU