Uashington, zbulohet një ilaç efektiv kundër kancerit

Studiues amerikanë nga Universiteti i Uashingtonit kanë krijuar përbërje nga një ilaç tradicional kinez i cili është 1200 herë më efektiv në shkatërrimin e qelizave maligne sesa barnat që përdoren në kimioterapi.

Në kombinim me hekurin, kjo bimë i sulmon vetë qelizat kancerogjene. Kimioterapia tradicionale lë pasoja dhe vret qeliza të shëndosha, arsye që nxiti hulumtuesit të punojnë më tepër mbi këtë zbulim të ri.

Ndërsa kimioterapia vret 1 qelizë të shëndoshë çdo 5 qeliza të sëmura, përbërja e re vret 12000 qeliza të sëmura për çdo 1 qelizë të shëndoshë. Bari quhet pelin i ëmbël, ndërsa në mjekësinë tradicionale kineze është përdorur mbi dy mijëvjeçarë për më tepër sëmundje. Në kombinim me hekurin, përbërjet e këtij bari kanë efekt në luftën kundër kancerit. Henri Laj, një ndër autorët e hulumtimit, thotë që “përbërja është si kali i Trojës në qasjen ndaj qelizave të infektuara”.

Express

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU