Është rritur numri i viktimave nga tërmeti i frikshëm në kufirin që ndan Irakun me Iranin. Tërmeti 7.3 ballë e çoi numrin e vdekjeve nga 207 në 320.
Ndërsa numri i të plagosurve është mbi 5300.
Dridhjet e tërmetit janë ndjerë milje larg nga epiqendra, duke lëkundur Teheranin dhe Bagdadin.
***
Qindra viktima dhe mijëra të plagosur ka shkaktuar tërmeti i djeshëm 7,3 ballë në zonën kufitare mes Iranit dhe Irakut.
Burime zyrtare konfirmojnë se deri më tani vetëm në Iran numërohen 207 viktima dhe 2500 të plagosur, raporton BBC.
Ndërkohë që rreth 100 mijë persona raportohet se kanë nevoje per ndihme.
Energjia është ndërprerë në disa fshatra dhe ekipet e shpëtimit janë dërguar në ato zona
Sipas institutit amerikan USGS, epiqendra ka qenë 32 kilometra larg Halabjah në Kudistanin iraken.
Tërmeti përveçse tronditi Bagdatin rreth 300 kilometra nga epiqendra, është ndjerë edhe në Izrael, Dubai, Kuvajt, Liban dhe Turqi./a.ç