A do të bojkotojë opozita parlamentin? Basha: Beteja jonë…

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak pas takimit me ambasadorin e SHBA-ve Donald Lu, deklaroi se opozita do të jetë e pranishme në Kuvend, atje ku do të vijojë betejën e tij. Pyetjes së gazetareve nëse PD do t’i drejtohet protestave, Basha pohoi se ‘lufta’ do bëhet në sallën e Kuvendit.

“Jetë normale parlamentare nuk ka. Ne kemi shtruar dosmodoshëmrinë e një zgjidhje politike. Kjo qeveri nuk është përgjegjëse para shqiptarëve. Pa zgjidhur këtë problem, vendi nuk mund të ecë përpara. Ndaj paralelisht me mbështetjen ndaj drejtësisë për të cuar deri në fund hetimin për ta vendosur Tahirin para përgjegjësisë penale. Me median, përgëzoj gazetarët që nuk kanë asnjë privilegj nga shteti, por kërcënime të turpshme. Tani nuk ka normalitet. Ne do e vazhdojmë betejën brenda parlamentit deri në një vendim tjetër”

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU