Strakosha ndal Ronaldon, por jo Pjanic & Mandzukic

Juventus ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit. Skuadra e Max Allegri-t ka mposhtur pa shumë probleme Lazio-n me rezultatin 2-0.

Me këtë fitore Juve merr kryesimin e Serie A, me ndeshjet e tjera të javës së dytë që luhen ditën e diel.

Pas disa mundësive të mira nga të dyja skuadrat, duhej ndihma e Miralem Pjanic për të zhbllokuar rezultatin për Juve-n.

Boshnjaku ka goditur fluturimthi nga distanca duke mundur portierin e përfaqësueses shqiptare Thomas Strakosha.
Lazio luan mirë dhe mundohet të ushtrojë presion por nuk arrin të rrezikojë prapavijën Bardhezi.

Në krahun tjetër të portës, Juve krijon, por nuk finalizon teksa duket se është një tjetër ditë jo për yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili edhe sot kishte disa mundësi për të shënuar golin e tij të parë me Juventus në kampionat por ka qenë i pafat.
Sidomos në golin e dytë, kur ishte me portën e boshatisur por nuk ka reaguar shpejt nga devijimi i Strakoshës, por Mandzukic mbrapa tij ka dërguar topin në rrjetë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU