1963 – Avokati i të drejtave të njeriut Martin Luther King mbajti një fjalim përpara protestës së 200.000 pjesëmarrësve te “Marshit te Lirisë” në Uashington, fjalimi i famshëm i quajtur “Unë kam një ëndërr”.
430 – Vdiq peshkopi Aurelius Augustini, i njohur si Shën Agustini, një nga mësuesit më të njohur të fesë. Ai shkroi rreth 90 vepra, nga të cilat më i famshëm mbetet “Për Shtetin e Perëndisë”. Ai kishte një grup të pasuesve, ndersa në Kishën Katolike ka më shumë urdhra dhe kongregacione të emëruar pas Peshkopi Agustinit.
1749 – Lindi shkrimtari gjerman Johann Wolfgang von Goethe, një nga figurat më të rëndësishme dhe me ndikim të letërsisë gjermane dhe botërore. Përveç letersise, e cila u reflektua në pothuajse të gjitha vendet, ai ishte prezent edhe në filozofi, shkencë, pikturë dhe punët shtetërore në Weimar ( “Faust”, “Werther”, “Wilhelm Meister”, “Ifigjenia në Tauris” “Egmont”).
1850 – Opera nga Richard Wagner “Loengrin” u shfaq së pari në Weimar. Orkestra u drejtua nga Franz Liszt. (b.an)