Sfida me Shqipërinë, Maqedonia publikon listën e futbollistëve të grumbulluar

Trajneri i përfaqësueses maqedonase të futbollit, Igor Angelovski, ka grumbulluar 23 futbollistë për ndeshjet e shtatorit kundër Izraelit që luhet në Haifa dhe Shqipërisë që luhet në Strumicë.

Ashtu siç pritej, nuk kanë munguar në listë emra të njohur për publikun shqiptar, duke filluar nga dyshja e Shkëndisë së Tetovës, Hasani-Radeski, apo edhe talenti i ri Enis Bardhi i cili u transferua pak kohë më parë te Levante në Spanjë.

Ferhan-Hasani-1-1013x509

Nuk mund të mungonte në listë një nga yjet e momentit të futbollist maqedonas, Ezgjan Alioski. Ish-shoku i skuadrës së Armando Sadikut te Lugano, shënoi golin e vetëm për maqedonasit në ndeshjen e parë në Shkodër.

Sadiku - Alioski tifozet

Në listë është edhe dyshja e sulmit të Palermos, Nesterovski-Trajkovski, si dhe sulmuesi Goran Pandev. Ndërkohë, është ftuar edhe 23-vjeçari David Babunski, i rritur si futbollist në akademinë e Barcelonës, por që nuk kishte fat në eksperiencën e tij të shkurtër në Serbi dhe tashëm është pjesë e Jokohama Marinos në Japoni.

645109138

LISTA E MAQEDONISË

Portierë

Stole Dimitrevski (Gimnastik), David Mitov Nilson (Norrkoping), Dejan Iliev (Arsenal)

Mbrojtës

Stefan Ristovski (Sporting), Kire Ristevski (Vasas), Kristijan Toshevski (Pelisteri), Darko Velkovski (Vardar), Visar Musliu (Vardar), Gjoko Zajkov (Sharlërua)

Mesfushorë

Stefan Spirovski (Vardar), Ferhan Hasani (Shkëndija Tetovë), Ezgjan Alioski (Lids), Elif Elmas (Fenerbahçe), Boban Nikolov, (Vardar), Enis Bardhi (Levante), David Babunski (Jokohama Marinos), Ljupço Doriev (Akademija Pandev)

Sulmues

Goran Pandev (Xhenoa), Ilija Nestorovski (Palermo), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka), Aleksandar Trajkovski (Palermo), Marjan Radeski (Shkëndija Tetovë), Nikola Gjorgjev (Tuente)/Panorama/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU