RTSH hedh poshtë deklaratat e PD-së se janë shkarkuar kompozitorët Saraçi, Zhulali dhe Kaçinari

Miratimi i strukturës së re të RTSH-së ka shkaktuar zhurmë të madhe sot për shkak të një akuze të ardhur nga Partia Demokratike se Këshilli Drejtues ka shkarkuar tre kompozitorë të shquar. Kreu i Departamentit të Kulturës në PD, Arben Skënderi shkruan në një postim në faqen e tij në Facebook se Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra.

“ Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitoret e shquar Shpetim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari te cilet kane bere histori ne krijmtarine tone, pa asnje lajmerim, ne kundershtim te hapur me ligjin si dhe ne shkelje flagrante te integritetit te tyre profesional pushohen nga puna pa asnje mundesi reagimi apo alternative per te vazhduar kontributin e tyre artistic”, shkruan Skënderi.

Sipas tij “Drejtori i pergjithshem i Radio Televizionit Shqiptar hedh dhe nje hap me shume drejt shkaterrimit te gjithshkaje qe eshte ndertuar pe aq mund duke shkrire totalish redaksine e muzikes. E vetmja strukture tejet e nevojshme per institucionin qe mund te perballonte denjesisht kerkesat e produksioneve si dhe e vetmja strukture artistike qe ende vazhdonte te mbikqyrte kualitetin e krijmtarise”.

Pas këtij denoncimi të PD-së, Panorama Online, pyeti pranë Këshillit Drejtues të RTSH-së se çfarë ka ndodhur me strukturën e re që është miratuar në mbledhjen e djeshme.

Një burim në Këshill, tha se nuk ka asnjë vendim për shkarkimin e tre kompozitorëve, por vetëm për ndryshim strukture. Sipas këtij burimi, tre kompozitorët ishin pjesë e Departamentit të Krijimtarisë Muzikore që si punë kryesore të tij kishte përgatitjen e festivalit të këngës në fund të vitit. Burimi tha se në mbledhjen e të martës të Keshillit Drejtues te RTSH-se është vendosur që ky Departament të shkrihet, por kompozitorët do të integrohen në strukturën e re të miratuar.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU