Rrëfehet për herë të parë, zyrtari i vetëm serb që firmosi ekstradimin Millosheviçit në Hagë

Nesër është përvjetori i vdekjes së kriminelit Sllobodan Millosheviqit, por ekstradimi i tij në Tribunalin e Hagës, sipas medieve serbe, ende paraqet një precedent, i cili është bërë nga Qeveria e kryesuar atëbotë nga Zoran Gjingjiq.

“Unë kam qenë vetëm një shërbyes i cili ka respektuar vendimin e Qeverisë. Unë jetoj me një ‘shenjë’ që ka të bëjë me rolin tim vendimtar në këtë çështje”, thotë Dragan Vuliq, ish-zëvendësministri i Drejtësisë së Serbisë, i cili kishte nënshkruar vendimin për ekstradimin e ish-presidentit të RFJ-së në Hagë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, Vuliç këtë histori e rrëfen për herë të parë, pas 15 vitesh dhe në prag të 10-vjetorit të vdekjes së kriminelit Millosheviqit. Të gjitha këto vite, thotë ai, jeton me një “shenjë”, sepse dikush është duke u përpjekur për të paraqitur rolin e tij, si kryesorin në ekstradimin e Millosheviçit.

“Unë kam qenë i vetmi zyrtar që nënshkroi urdhrin për të vepruar në bazë të dokumenteve të Qeverisë së Serbisë. Kush jam unë që të vendosja për ekstradimin e Millosheviqit? Akti i nënshkrimit ka qenë i natyrës teknike”, argumenton ai, përcjellin mediat serbe.

Vuliq thotë se ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Vlladan Batiç, nuk e kishte nënshkruar dokumentin, sepse ai ishte në një intervenim kirurgjik. Me një vendim të Qeverisë së Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Zoran Gjinxhiç, më 28 qershor të vitit 2001, Vuliç kishte hartuar një dokument, në të cilën ai kërkoi që guvernatori i Burgut Qendror, Dragisa Blanusha, nga paraburgimi tua dorëzojë ish-presidentin Millosheviq, përfaqësuesve të Tribunalit të Hagës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU