Në Tiranë kanë rënë reshje intensive bore, fenomen që nuk ndodhte prej vitesh. Moti i keq për paosjë ka sjellë probleme në transportin e udhëtarëve. Në aeroportin e Rinasit u anuluan disa fluturime.
Në faqen online të aeroportit “Nënë Tereza” njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Beograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.
Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35./a.m.