• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rasti Flamur Noka, “katër apartamente për shkak të detyrës”!

by Mero Baze
28/03/2018 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dy vëllezërit e Flamur Nokës, njëri me banim në Belgjikë dhe tjetri në Tiranë, gruaja e vëllait në Belgjikë dhe motra me banim në Kamëz, kanë marrë katër apartamente në Sarandë, pronë e Entit Kombëtar të Banesave, ndërkohë që Flamur Noka ka qenë Kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Për të mos e hetuar këtë skandal Adriatik Llalla, ka marrë aty dhe Shkëlqim Beshiri, i cili ka aq shumë apartamente sa nuk i hyjnë në punë dhe duket që e ka bërë këtë si traditë që u merr përsipër prona të tjerëve, kryesisht fëmijëve të Berishës. E njëjtë si kjo histori, me deklarata verbale nga njerëz të Kryegjashatës Botërore, është dhe historia e 30 hektarëve tokë në Ksamil që figurojnë në emër të tij, falë kontirbutit që dha djali dhe vajza e Berishës që çështja të zgjidhej ashtu si u zgjidh.

Por kjo është çështje më vete për të cilën ekziston denoncimi i një prej klerikëve bektashianë nga Përmeti dhe është në dosjen që duhet të gjykohet. Ka dhe njerëz të tjerë të afërt me vajzën e Berishës dhe studion  e saj, tek historia e pallatit në Sarandë,  por duket se ata janë aty për të mos qenë vetëm Flamuri i bërë pis.

Të kthehemi tek rasti i Flamur Nokës.

E di që shumë vetë, me kaq shumë miliona sa vidhen në këtë vend, mund ti duken pak katër apartamente për shkak të detyrës, por fenomeni është kapje klasike e shtetit dhe shpërdorim i detyrës zyrtare në interes të rrethit familjar. Kaq janë gjithë njerëzit e Flamur Nokës. Ata janë tre vëllezër dhe një motër dhe Flamuri ka marrë katër apartamente. Kunata nga Belgjika në fakt e ka marrë për llogari të Flamurit, pasi kishin menduar ti kalonin bashkë pushimet si familje.

Ky njeri që nuk ka lënë njeri pa linçuar në administratën e Berishës, si gjobaxhi dhe servil i Sali Berishës, ka kaluar për kaq vite “sitën” e kontrollit të pasurive dhe askush nuk ia ka kapur këtë skandal. Gazeta “TemA” e ka shkruar qysh në vitin 2009, dhe e ka përsëritur disa herë dhe tani po boton dhe kontratat, por nuk ka lëvizur njeri.

Prokuria e Përgjithshme, nuk mund të ketë rast më klasik për abuzimin me një detyrë formale të një zyrtari të shtetit shqiptar se kjo.

D.m.th ky Entin Kombëtar të Banesave, ka pasur nën kontroll dhe shikoni çfarë ka bërë. Ka marrë katër apartamente. Pastaj sapo u bë Ministër i Brendshëm kaloi nga i pastrehë tek pallati tek Liqeni Artificial, komshi me Zenin ku është katër mijë euro metri katror, plus të tjerat që i ka të padeklaruara.

I njëjti person, u përball me një dosje tërësisht të ndëshkueshme, për mos deklarim të ndalimit nga policia serbe në vitin 1991 dhe pranimet e tij para policisë shqiptare për ofertën për të qenë bashkëpuntor i UDB, të gjitha të deklaruara me gojën e vet. Adriatik Llalla ja mbylli dosjen, ndërkohë që ajo është flagrante pasi ka shmangur deklaratën në formular, ndërkohë që vetë ka deklaruar të njëjtën gjë para policisë shqiptare.

Për kaq u hoq nga lista Aqif Rakipi, Shkëlqim Selami dhe deputeti i LSI-së së Beratit. Jo se vepra  e tyre përbënte krim të penalizueshëm, por se nuk e kishin deklaruar.

Ndërsa Flamur Nokës ju mbyll hetimi.

Ky është rasti të rihapet dosja e tij, të kalojë në “sitë” gjithë pasuria dhe pse jo të rihapet çështja e mos deklarimit të tij në formularin e dekriminalizimit, se është rikthyer në Shqipëri nga policia serbe pasi i është bërë oferta për bashkëpuntor të UDB për të cilën nuk kemi asnjë dëshmi që nuk e ka pranuar dhe nuk ka vepruar. Se edhe që një një budalla i tillë, të depërtonte deri në krye të shtetit, nuk shpjegohet pa atë firmë.

Por deri tek ajo ka kohë. Arta Marku ka në dorë një dosje të plotë të abuzimit të tij me detyrën. Nëse nuk e gjen dot, ja çoj unë fotokopjen nesër në zyrë. Mirë është të fillojë të veprojë, që të mos ngjajë me Lallën në këtë pikë.

a.ç

Next Post
“Lojë luftash“ me Kavajën!

“Gjunjëzimi” i gënjeshtërt i Berishës përballë Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In