Nuk zgjat shumë aventura franceze e trajnerit italian. Claudio Ranieri është larguar nga klubi francez i Nantes pas vetëm një sezoni.
Në fakt, trajneri italian e nisi mirë sezonin në Ligue 1, por lidhja me klubin u përkeqësua shkaku i rezultateve negative.
Presidenti i klubit, Waldermar Kita ka thënë se Ranieri është larguar pas mirëkuptimit të përbashkët. (b.an)