Sergio Ramos e ka pranuar se ishte afër largimit nga ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës
Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka bërë të ditur se ai kishte menduar që t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë verës, kur ‘Djajtë e Kuq’ quan ofertë zyrtare në drejtim të ‘Los Blancos’.
“Po është e vërtetë që ka pasur ofertë nga Manchester Unitedi. Për një kohë e konsiderova largimin, por Real Madridi gjithmonë ka qenë zgjidhja e parë”, ka thënë Ramos.
“Për një kohë nuk ndihesha rahat në Madrid, për shkak të shumë gjërave që ndodhnin, por fatmirësisht i erdhi fundi kësaj”, ka thënë Ramos.
“Interesimi i klubeve të mëdha është e mirë për karrierën tuaj, kjo tregon se ju jeni duke bërë mirë”, shtoi kapiteni i Los Blancos, citohet “Express”