Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika sapo ka dhene doreheqjen. Burime konfirmojne lajmin se dorehqja eshte e pakerkuar dhe se atij i kishte mbaruar mandati. Shefi i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke mos lënë më asnjë vend për diskutim. Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012. Prej disa muajsh atij i kishte përfunduar mandati, por qëndroi në detyrë në pritje të rikonfirmimit ose pasuesit të tij. Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti.
Nderkohe mesohet se Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në këto momente në selinë e Presidencës, ku mësohet se po zhvillon një takim me Presidentin Ilir Meta. Ky është takimi i parë i Ramës me kreun e shtetit që prej betimit të kabinetit “Rama 2” rreth 7 javë më parë.
Besohet se tematika e ketij takimi ka qene doreheqja e kreut te SHISH Visho Ajazi Lika. Mesohet se ka qene vete Rama ai qe ka çuar ne Presidence doreheqjen e Vishes, si dhe ka bere propozimin per zevendesuesin e tij.
Mesohet se ka dale edhe emri i zevendesit te Ajazit: behet fjale per Elidon Bendo, numri dy i sherbimit informativ.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi nje takim 30 minutesh me Presidentin e Republikes, ku paraqiti propozimin per lirim te Drejtorit te Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim ne kete detyre te zv.drejtorit te Sherbimit Informativ, Elidon Bendo.
Propozimi i kryeministrit per lirim dhe emerim ne krye te Sherbimit Informativ Shteteror, erdhi pas doreheqjes nga detyra te drejtorit te ketij sherbimi, te cilen kryetari i qeverise e mirepriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi per kontributin e tij “, shkruhet në njoftimin e kryeministrisë.
/ma.me