• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama, apel ambasadorëve: Mos lejoni që ‘negociatat’ të kthehen në lojë me zjarrin

by Java News
06/05/2019 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve të huaj në vendin tonë, kryesisht atij të Bashkimit Evropian, të mos lejojnë përfshirjen e procesit të negociatave në lojën politike.

Kreu i qeverisë ua ka bërë të qartë diplomatëve ndërkombëtarë se e vetmja rrugë e Shqipërisë është Bashkimi Evropian dhe se qeveria shqiptare nuk do të ndalet deri në realizimin e saj.

“Të gjithë ambasadorëve dua t’iu them se për ne nuk ka rrugë tjetër, është e vetmja rrugë, dhe pavarësisht se çfarë ndiejmë ne kur duhet të kalojmë detin me këmbë, për shkak se ka një problem këtu e një problem andej, ajo që dimë është se kjo është e vetmja rrugë dhe do vazhdojmë të këmbëngulim në këtë rrugë. Ju lutem, bëni atë që mundemi që të mos lejoni që loja me negociatat të kthehet në lojë me zjarrin këtu në vendin tonë. Këtë shqiptarët nuk e meritojnë. Duhet ta nxirrni procesin e negociatave nga loja politike, duke i hapur negociatat dhe duke e bërë të pamundur që njëra palë apo tjetra ta shfrytëzojë”, tha kreu i qeverisë.

Gjithashtu, Rama deklaroi se ndonëse nuk dihet çfarë do të ndodhë në qershor, Shqipëria do të vazhdojë t’i bëjë detyrat e saj drejt rrugës evropiane. Sipas tij, janë të gjitha rrethanat që brenda këtij viti do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE.

“KE tha vitin e kaluar se në këtë qershor do të çelen negociatat dhe në dhjetor do të bëhet konferenca e parë, duke vendosur dhe disa detyra të tjera, që janë normale. Ajo që ka shumë rëndësi për ne është se u hap dera që Shqipëria të fillojë procesin. Kushedi çfarë do ndodhë në qershor! E them këtë sepse duhet të presim ditën. Ne do vazhdojmë t’i bëjmë detyrat tona, jo se i kërkon komisioni, por se në fund të gjithë duhet të jenë të kënaqur, por edhe sepse e kërkon e ardhmja e vendit tonë. Integrimi është një proces që na jep një fuqi njohjeje, dijeje, shtetbërjeje, që nuk na buron nga tradita, sepse tradita nuk është aty për të na mësuar se si bëhet një shtet funksional demokratik dhe për këtë arsye na vjen nga e vetmja rrugë, që është BE. Askush nuk e di këtu se çfarë do të vendoset në qershor, por jam i bindur se ky është viti ku të gjitha rrethanat janë dhe do të jenë aty për të çelur negociatat”, deklaroi Rama.

Më tej, gjatë prezantimit të platformës “AMBASADA IME”, kreu i qeverisë tha se në asnjë vend anëtar të Bashkimit Evropian nuk harxhohen para dhe kohë, aq shumë sa harxhohen në vendin tonë për procesin e integrimit. Mes të tjerash, Rama citoi komisionin Evropian, i cili, sipas tij, ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë.

“Vjet Shqipëria e mori rekomandimin pa kushte nga KE. KE është një makineri e një dimensioni të frikshëm që financohet nga taksapaguesit europian në funksion të mbarëvajtjes së punës të Evropës së bashkuar dhe shteteve anëtare. Kush më mirë dhe ku më mirë se në procesin e qëmtimit të gjitha probleme, sfidave, rezultateve mund ta japë gjykimin për një vend se sa KE. Ku? Në cilin kryeqytet të BE-së gjendet një zyrë si ajo e KE-së në Tiranë ku njerëzit e fillojnë punën dhe e mbarojnë punën çdo ditë duke u marrë me çdo aspekt të punës në Shqipëri. Ku? Në cilat institucione të një vendi anëtar harxhohen para, burime njerëzore, kohë dhe energji për ta lexuar realitetin e fakteve dhe shifrave të procesit të integrimit siç lexohen nga delegacioni këtu? Askund. Procesi nga pikëpamja objektive, nisur nga të dhënat teknike, është i tëri një proces që kalon përmes filtrit shumë skrupuloz të Komisionit Evropian. Kur komisioni thotë “rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë pa kushte”, ka thënë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë. Kontestimi nuk lidhet më me kriteret objektive”, shtoi kryeministri.

/a.rada

Next Post
Zgjedhjet në Stamboll drejt përsëritjes! E kërkoi partia e Erdoganit

Zgjedhjet në Stamboll drejt përsëritjes! E kërkoi partia e Erdoganit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In