Punimet në rrjet, disa zona të Tiranës mbeten pa energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike në kryeqytet se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

OSHEE, shpjegon se në kuadër të rritjes së sigurisë dhe planit të investimeve, aktualisht në dy zona të Tiranës është duke u punuar për instalimin e rrjetit të ri.

Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike  pasqyron ndërhyrjet për vendosjen e transformatorit të ri.

“Konkretisht, te kabina “Partizani 3” po vendoset një transformator i ri, dhe zona pa energji elektrike është një pjesë e rrugës “Muhamet Gjollesha” dhe ish-21 Dhjetori. Tjetër proces pune po zhvillohet te kabina “Vasil Shanto 10”, dhe pa energjia elektrike jane pjesërisht zonat pranë rrugëve “Aleks Buda”, “Nikollë Kaçori” dhe “Irfan Tomini”. Punimet do të zgjasin deri në orën 14:00”, shprehet OSHEE e cila kërkon mirëkuptimin e abonentëve për shqetësimin.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU