• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pse Prokuroria nuk po bllokon, librat e llogarisë së PD?

by Mero Baze
25/11/2017 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Bllokimi i librave të llogarisë së Partisë Demokratike, mund të nxjerrë në dritë jo vetëm mungesën e pasqyrimit të këtyre transaksioneve, por dhe probleme të tjera për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe fondet e zeza brenda partisë. Ndërsa Partia Demokratike është tërhequr nga përgënjeshtrimi i parë që bëri kundër raportit të BIRN, lidhur me pagesat e saj “në të zezë” për lobimin në Uashington, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Prokuroria, nëse janë sekuestruar librat e llogarive të Partisë Demokratike.

Njoftimi i vetëm i Prokurorisë është jo zyrtar dhe bën fjalë për “verifikim”, dhe jo për hetim të çështjes në fjalë.

Në fillim Partia Demokratike i mohoi akuzat dhe tha se gjithçka është në rregull, dhe PD i ka deklaruar shpenzimet e saj, sipas ligjit.

Këmbëngulja e BIRN bëri që PD të ndryshojë qëndrimin e saj, por të bëjë një deklaratë tërësisht qesharake, që jo vetëm pranon shkeljen e ligjit, por ngre shumë pikëpyetje për mënyrën se si janë paguar ato para. PD thotë tani se gjithçka e ka deklaruar në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Këtu ka disa probleme.

E para, PD nuk ka bërë asnjë deklarim në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Atje kanë bërë deklarime të vonuara kompanitë që kanë paguar për llogari të PD një kompani lobimi në Uashington, pasi i detyron ligji amerikan. PD nuk mund të bëjë deklaratë në ato regjistra për para që nuk i ka paguar direkt kompanisë së lobimit në SHBA nga llogaria e saj, pasi SHBA funksionon mbi transparencën financiare lidhur me lobimin. Ndaj kjo që thotë PD, është një gënjeshtër që kërkon hetim.

E dyta, PD nuk ka deklaruar në KQZ si shpenzim fushate, rreth 1 milardë lekë të vjetra, që është një shumë më e madhe dhe se vetë buxheti elektoral i saj, i deklaruar në KQZ. Institucioni ku PD duhet të bëjë deklaratat e saj financiare është i përcaktuar nga Kodi Elektoral, dhe ai është KQZ. Partia Demokratike nuk e ka bërë këtë. Deklarata e saj zyrtare është e gënjeshtërt dhe ka fshehur burimet e financimit të fushatës. Kjo është shkelje e pastër e ligjit, e cila nuk ka nevojë të hetohet, por të ndëshkohet.

E treta, PD me deklaratën e fundit, pranon se janë paguar para nga kompani “offshore” për llogari të nevojave të saj në Uashington. Tani, ose PD, ose kryetari i saj, ose kunati dhe vjehrri i tij, ose gruaja apo dikush tjetër që e di ai, është pronar i kësaj kompanie “offshore” që paguan për llogari të PD, ose këto kompani kanë borxhe të fshehta ndaj PD, që po ia kthejnë në formë shërbimesh. Në të dy rastet kemi korrupsion të pastër, që duhet të hetohet urgjent. Pra, duhet të hetohet ose fakti që kjo kompani është pronë e Lulzim Bashës, ose çfarë borxhesh i ka Lulzim Bashës. Rrethana lehtësuese se mund të jetë pagesë për bamirësi, nuk funksionon, se dhe Liri Berisha nuk është më “Zonjë e Parë”.

Në rast se kompania thotë se ka shërbyer thjeshtë si përcjellëse pagesash, atëhere PD duhet të provojë se në çfarë mënyre i ka dërguar kësaj kompanie paratë, dhe cila është origjina e tyre, që të shpëtojë nga akuza për pastrim parash.

Për të gjitha këto arsye, PD-së i duhen vënë menjëherë nën sekuestro librat e llogarisë financiare të saj dhe çdo moment që kalon, është në dëm të hetimit. Librat e llogarisë së PD, janë sot i vetmi dokument zyrtar legal që provon dhe legjitimon çdo lëvizje formale të parave në emër të PD. Kasaforta e zezë e Lulzim Bashës, ajo që mbante paratë e lejeve të ndërtimit në Tiranë, apo ryshfeteve të tjera të korrupsionit, edhe mund të transportohet nga zyra për diku tjetër, por gjurmët e parave të tyre, nuk mund të fshihen.

Që Prokuroria të besohet se është serioze në këtë histori, ajo duhet të bëjë një orë e më parë një deklaratë zyrtare, ku të pranojë se ka sekuestruar librat e llogarisë së PD, ose që nuk i ka sekuestruar ato. Nëse i ka sekuestruar, jemi para nisjes së një hetimi. Nëse jo, jemi para një mashtrimi dhe krimi të Prokurorisë, që po lejon të prishen provat për një nga skandalet më të provuara të financimit me para të pista të një partie politike, për të cilën po flitet aq shumë, mjerisht nga vetë PD.

Next Post
Burgu i Shkodrës drejt përfundimit, hapen 342 vende pune

Burgu i Shkodrës drejt përfundimit, hapen 342 vende pune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

September 28, 2026
Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

September 28, 2026
SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

September 28, 2026
“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

September 28, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com