Protesta / Vetevendosje organizohet dhe nga Tirana

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët nga Tirana që t’i bashkohen protestës në Prishtinë që do të mbahet ditën e Pavarësisë. Në një njoftim te shkurtër, ajo njofton se autobusët falas do të nisen në 7 të mëngjesit më datë 17 shkurt nga Muzeu Historik në Tiranë.

Edhe më parë dhjetëra qytetarë të Republikës së Shqipërisë i janë bashkuar protestave të opozitës kosovare. Në shumicën e rasteve ata kanë hasur probleme në kufi ku policia ka tentuar t’i pengojë të hyjnë në territorin e Kosovës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU