Prishtinë, publikohen pamjet e vrasjes së dy të rinjve (VIDEO)

Publikohen pamjet e para të vrasjes, e cila tronditi kryeqytetin e Kosovës një muaj më parë, ku humbën jetën dy të rinj pas të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi në Parkun e qytetit të Prishtinës.

Në videon e siguruar nga Indeksonline, shihet se si i dyshuari Lulzim Idrizi nga Shqipëria ekzekuton me armë zjarri viktimat Arianit Gashi dhe Eron Agaj. I dyshuari edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social ‘Facebook’.

Në Policinë e Kosovës kanë deklaruar se hetimet për këtë rast ende janë duke vazhduar.

BW/d.i.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU