Policia franceze arriti të ndalojë sulmin terrorist në stadiumin e PSG-së

Një sulm terrorist është parandaluar nga policia franceze, para ndeshjes ndërmjet PSG-së dhe Bordeaux në kuadër të Ligue 1. Policia franceze raportohet se kishte zbuluar një sulm të planifikuar terrorist në këtë fundjavë në stadiumin e Paris Saint-Germainit.

Mësohet se pajisja shpërthyese u gjet afër “Parkut të Princave” të shtunën në mëngjes, pak orë para se të grumbulloheshin 50 mijë shikues për të ndjekur ndeshjen ndaj Bordeauxit.

“Pesë të dyshuar ishin arrestuar në vend të ngjarjes, përfshirë një person të njohur për lidhjet me organizatat islamike”, ka thënë një burim i policisë për Daily Mail.

Kjo s’është hera e parë që një stadium futbolli në Francë është cak i terroristëve. Franca ishte duke luajtur me Gjermaninë në shkurt të 2016-s kur u vranë tre njerëz pas sulmeve me bomba, përgatiti ”Express”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU