• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pesë “zhgënjimet” e mëdha të opozitës, pas djegies së mandateve!

by Alfred Peza
26/03/2019 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Me siguri që shumëkush u habit, nga lehtësia e papërballueshme e opozitës sonë,për të  vrapuar që të dorëzonte mandatet e deputetëve të saj. E shoqëruar kjo edhe me aktrimin e një optimizmi të pamatë nga lidershipi i saj kryesor, gjithkush që nuk di ta lexojë gjuhën e lojës së epërme politike, ishte gati ta besonte se e gjitha kjo buronte, nga ndonjë magji e këmbimit të mandateve, me çelësin e portës sekrete për tu rikthyer në pushtet.

Por nga atëherë kanë kaluar pothuajse pesë javë tashmë dhe vendin e buzëqeshjeve “vesh më vesh” nga kënaqësia e urdhërit të marë nga populli, për të dalë me vrap e me qejf nga sistemi në rrugën e madhe, ka nisur ta zerë pesimizmi. Kjo ndihet në shumë aspekte, të dukshme e të padukshme, të cilat herët ose vonë lexohen qartë nga kushdo që njeh sadopak gjuhën e shenjave, mesazheve, simboleve dhe atë të mes e përtej rreshtave të jetës politike shqiptare.

Një nga këto shenja u lexua qartë nëpërmjet fjalëve që mediat ia atribuan sëfundi Lulzim Bashës. Në një mbledhje të Kryesisë së PD dhe ish Grupit Parlamentar, ai ka kërkuar që të jenë më shumë active. Duke i kërkuar që të bëjnë “takime me qytetarët në terren, për protestat që na presin. Intesifikoni takimet me qytetarët. Protesta çdo të enjte para Parlamentit, angazhim serioz për protestën kombëtare të 13 prillit. Nuk keni qenë prezent sa duhet . Duhet të jeni më aktivë. Nuk duhet të rrini në kafe me njëri-tjetrin, por në ballë të protestës”.

Nuk do shumë mend për të kuptuar se këto fjalë janë bërë edhe më të ashpra, pas takimimit madhështor të PS në Sheshin “Nënë Tereza” të shtunën, gjatë Kongresit ku u bë edhe zyrtarizimi i kandidaturës së Erjon Veliajt për mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Një takim në vijim të turit të Kryeministrit Edi Rama “Për Bashkinë që Duam”, në Vlorë, Korçë, Fier, Berat, etj. të cilat për nga masiviteti dhe qytetaria, kanë bërë një kontrast të thellë me protestat në tkurrje, kaotike e të dhunshme të opozitës.

Kjo qasje e PD, LSI dhe aleatëve të tyre, reflekton zhgënjimin e thellë të lidershipit opozitar, të cilët me sa duket e kanë menduar aktin e djegies së mandateve, si “shkopin magjik” që do tu dhuronte më në fund, pushtetin e shumëndërruar në tavolinë. Ndër këto zhgënjime, mund të veçojmë pesë, si ndër më kryesoret prej tyre:

1.- Opozita ka besuar se dorëzimi i të gjitha mandateve të deputetëve të saj “on block”, do ta bënte mazhorancën që të tronditej aq shumë nga akti “in extremis”, sa duke shfrytëzuar edhe hapësirat kohore që ofron Kushtetuta dhe Rregullorja e Parlamentit, mund ta shtynin procedurën e zëvendësimit të tyre, të paktën për dy muaj: Një muaj në Kuvend dhe një në KQZ. Kohë e mjaftueshme kjo, për të hyrë në negociata pazaresh politike. Kjo priteshmëri u dogj, duke sjellë zhgënjimin e parë në radhët e lidershipit të opozitës.

2.- Opozita ndoshta ka gjykuar për djegien e mandateve të deputetëve që ishin në sallë, por nuk i kishte bërë me sa duket fare llogaritë me të tjerët, që ishin zëvendësues në listat vijuese të qarqeve. Siç po shihet, çdo javë ata po plotësojnë formularët e dekriminalizimit, po marin mandatet nga KQZ, po bëjnë betimin dhe po zënë një e nga një, vendet e lëna bosh në sallën e seancave plenare në Kuvend, e tashmë edhe nëpër komisionet parlamentare. Deri tani numri I ligjvënësve ka arritur në 99 në total dhe këtë javë pritet që të kalojë mbi 100. Për të vijuar më tej, edhe me të tjerë emra, që pritet të jenë përfaqësuesit e rinj të opozitës në Parlament.

3.- Opozita ndoshta ka menduar se akti më i fortë politik që një trupë opozitare parlamentare ka bërë në Shqipërinë postkomuniste, edhe si rasti i parë në historinë e demokracive funksionale të botës së qytetëruar, do të tërhiqte fort edhe vëmendjen ndërkombëtare. Por, deri më sot, nuk ka asnjë zë individual, politik, partiak, institucional dhe shtetëror që të ketë dalë qoftë edhe me nënkuptimin më të vogël, “pro” saj. Çka do të thotë, se opozita jonë, ndihet sot më e izoluar se kurrë!

4.- Opozita ndoshta ka vlerësuar se akti i saj për daljen nga sistemi parlamentar shqiptar, do të shoqërohej edhe me akte të tjera të këtij lloji. Njëra që u përfol, ishte ai i dorëzimit të mandateve nga të zgjedhurit lokalë të opozitës, e ndoshta edhe më lart akoma. Por, prezantimi publik që Lulzim Basha duket se u detyrua që ti bënte Xhelal Mziut, për një mandat të ri në krye të Bashkisë së Kamzës në zgjedhjet e 30 qershorit, tregoi se jo të gjithë janë të gatshëm që ta ndjekin lidershipin e tyre, në vallen e vdekjes politike ku kanë hyrë e nuk po dalin dot më.

5.- Opozita ndoshta ka dashur vërtetë që qytetarët shqiptarë të besojnë, se ajo u hodh në greminën politike ku ndodhet sot, sepse iu bind “urdhërit” dhe “dëshirës” mbarë popullore. Por, gabimi i “vogël” që bëri lidershipi I PD dhe LSI, ishte se mendoi që mund të bënte në 2020, ende opozitën e 30 viteve më parë, në një kontekst krejt tjetër historik. Qytetarët shqiptarë janë në gjendje të dallojnë hallin personal të një pjese të kriminalizuar dhe të korruptuar të elitës politike, me hallin e tyre mbarë shoqëror dhe kombëtar. Ndaj, protestë pas proteste, jo vetëm populli nuk po e ndjek pas lidershipin e opozitës së vjetër, por edhe përkrahësit dhe mbështetësit e vet, sa po vijnë e po rrallohen një e nga një.

Kaq mjafton për të kuptuar, se përse Lulzim Basha ishte aq i ashpër sëfundi, me drejtuesit kryesorë politikë të PD dhe përse Monika Kryemadhi ka rënë në heshtje kaq të thellë pas Kongresit socialist të së shtunës, ku u pa qartë si kurrë më parë, se me kë janë në të vërtetë qytetarët shqiptarë sot.

Next Post
Sulmet nga opozita, OSBE vlerëson Policinë për rolin në zgjedhje

Sulmet nga opozita, OSBE vlerëson Policinë për rolin në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com