Përfundimisht s’do të ketë kryq në Butel te Maqedonisë

Është arritur marrëveshje në bazë të të cilës tërheqjet vendimi për ndërtimin e kryqit në Butel. Marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e OSBE-së. Kësisoj edhe kampi i vendosur ka filluar të çmontohet. Këtë e ka njoftuar edhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.

“Ju falënderojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira. Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat.

Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU