Patozi: Nuk e kam turpëruar kurrë PD-në, Basha nuk ofron model qeverisës

Në një intervistë për A2, ish- kreu i grupit parlamentar të PD-së dhe figurë historike e saj, Astrit Patozi, tregoi për marrëdhëniet me Bashën dhe liderët e tjerë demokratë.

Patozi thekson se “nuk ka më asnjë interes personal me PD-në, i kam mbyllur hesapet”, por që nuk ka asnjë arsye për të mos kujtuar atë epokë.

“Nuk e kam dëmtuar dhe turpëruar kurrë PD-në, dhe çdo gjë që do të bëj do të jetë në shërbim të publikut”.

Sipas tij, problemi më i madh i partisë me në krye Lulzim Bashën është që “nuk i ka dhënë një model qeverisje po të vinte në pushtet”.

Madje, ka arritur në rezultatin aspak të kënaqshëm të jetë “opozita e parë që në një protestë masive në vend jo vetëm që nuk thirret, por refuzohet”.

Duke folur për protestën studentore, sipas tij ajo “ishte revoltë kombëtare, që mori përsipër më shumë sesa nevojat e disa të rinjve që po mbarojnë studimet, rezultat mbresëlënës për shoqërinë që tregoi që qeveria është e thyeshme dhe që klasa politike është për t’u refuzuar për mënyrën sesi po qeveris dhe po bën opozitë”.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU