Partizani, prezantohet Agostinelli: Kam ardhur për titullin

Partizani ka prezantuar trajnerin e ri, Andrea Agostinelli. Presidenti Gaz Demi hapi konferencën për shtyp ndërsa i uroi suksese teknikut italian në drejtimin e “Demave të kuq”.

“Jemi mbledhur sot si fillim i vitit për të prezantuar trajnerin e ri të Partizanit, Andrea Agostinelli. Partizani në këto tre vjet, jemi personal, mendoj që duke ardhur jemi rritur, kemi ecur mjaft mirë. Jemi duke bërë disa rinovime, meqenëse po investojme dhe tek akademia e re. Kemi sjellur një njeri të shquar të italise me shpresën për të çuar partizanin përpara, nuk themi që do të ndodhi çudia por shpresojmë të bëjmë një riorganizim më të mirë se atë që kemi pasur. I uroj trajnerit të ri suksese dhe me forcën për ta çuar Partizanin sa më lart ashtu siç e duan të gjithë tifozët dhe ne si familje e tij”.

Gjatë prezantimit, trajneri i ri bëri të ditur që nuk ka ardhur për pushime por për të arritur objektivin kryesor të klubit, titullin kampion.

“Dua túa dedikoj këtë eksperiencë fëmijëve të mi. Kam ardhur në këtë klub me një entuziazëm të madh. Ndjehem si të ishte dita ime e parë e shkollës me shumë motivim. Nuk kam ardhur për pushime por për të punuar me djemtë dhe të arrijmë objektivat. Ne do të respektojmë të gjitha skuadrat, në çdo ndeshje do të përballemi me dinjitet dhe do jetë si një betejë më vete secila”.

Panorama Sport

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU