Partizani blindon ‘xhevahirin’ Sukaj

    Pas lajmeve se mund të largohet nga të kuqtë duke qenë se po kalon një formë shumë të mirë, Partizani ka nxitur për të mohuar gjithcka duke deklaruar se sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj nuk do të largohet, pasi është nën kontratë.

    Sukaj ka shënuar 7 gola në 7 ndeshje me Partizanin duke e ngjitur në krye të klaifikimit, me këtë ritëm sulmuesi mund të ftohet edhe nga De Biasi në Francë.

    Statusi i plotë i klubit të Partizanit

    Duke marrë shkas nga një artikull i publikuar sot në një prej mediave të shkruara sportive në lidhje me të ardhmen e Xhevahir Sukaj Klubi sqaron:

    Sulmuesi 28-të vjeçar gëzon një kontratë të rregullt me 15-të herë kampionët e vendit, fakt i cili mbyll një herë e mirë çdo aludim .

    Për më tepër sulmuesi 28-të vjeçar aktualisht kryesues i listës së golashënuesve të kampionatit është mjaft i kënaqur që ka zgjedhur të jetë pjesë e Partizanit, skuadër me të cilën po shënon rregullisht dhe synon të fitojë edhe titullin Kampion.

    Klubi garanton se jo vetëm Sukaj por të gjithë lojtarët e federuar në këtë sezon me të kuqtë gëzojnë kontrata të rregullta dhe besimin e klubit për të realizuar objektivat e fiksuara në fillim të këtij sezoni futbollistik.

    S'KA KOMENTE

    PËRGJIGJU