Panik në një spital në New York të Shteteve të Bashkuara. Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur brenda spitalit në Valhalla.
Për momentin nuk ka informacione për viktima apo persona të plagosur. Po ashtu, nuk dihet edhe se çfarë ka ndodhur me saktësi dhe nëse personi që ka qëlluar me armë është ndaluar.
Sipas mediave vendase, të shtënat kanë ndodhur në katin e katër të spitalit. Policia është në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën./a.m.