• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Paketa fiskale/ Ndryshon ligji “Për të ardhurat”, çfarë taksohet 15% dhe 8%

by Java News
01/11/2018 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën në mbledhjen e saj të radhës një seri vendimesh e projektligjesh ku ndër të tjera edhe paketën fiskale që përfshin disa ndryshime të rëndësishme në ligje si ai “për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” apo ai “Për tatimin mbi të ardhurat”. Referuar ndryshimeve në ligj bëhen disa shtesa lidhur me atë që do të konsdierohet e ardhur në burim e cila do të përfshijë tashmë edhe të drejtat për shfrytëzimin e pasurive minerale, të drejtat për shfrytëzimin e pasurive hidrokarbure ose të drejta të tjera për shfrytëzimin e burimeve natyrore tokësore dhe ujore, përfshirë detin në Republikën e Shqipërisë, si dhe informacionit që u përket këtyre të drejtave. Deri më tani këto nuk përfshiheshin ndërsa tani përfshihen nën shkronjën (dh) të nenit 4.

Po kështu do të përfshihen tek të ardhurat në burim që është tjetërsimi aksioneve ose interesave të ngjashme, të tilla si interesat në ortakëri ose truste, sipas përkufizimeve në legjislacionet përkatëse, kudo që ndodhen, në qoftë se, në çdo kohë gjatë 365 ditëve para tjetërsimit, këtyre aksioneve ose interesave të ngjashme ju buron më shumë se 50 për qind e vlerës direkt ose indirekt nga pasuria e paluajtshme, të drejtat ose informacioni, të përmendura në shkronjën “dh” të këtij neni.

Po kështu në ligjin “Për të ardhurat” ka ndryshuar edhe neni për mbajtjen në burim të të ardhurave duke i diferencuar në dy nivele taksimi.  Kështu 15 për qind sipas projektligjit të miratuar në qeveri do të mbahen si tatim në burim nga  interesat dhe pagesat e ngjashme me to, pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale, pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet e konsulencës, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit, pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues, pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to, pagesat për qiratë, pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, përfshirë pagesa të tilla që u bëhen personave të cilët punësojnë artistë ose sportistë apo ndërmjetësojnë për shfaqjet e tyre, të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

Shkalla 8 për qind do të aplikohet për dividentët dhe ndarjen e fitimit. “Norma e tatimit mbi dividendin në shkallën 8% do të aplikohet edhe për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë, përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kusht që tatimi mbi dividendin, që i përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019, ndërsa tatimi mbi dividendin për fitimin e vitit 2018 të paguhet brenda datës 20 gusht 2019.”thuhet në nenin për dispozitat kalimtare.

Në mbledhjen e të mërkurës kaloi edhe ligji për akcizat si pjesë e paketës fiskale ku shtohet pjesa e pullave fiskale tek duhani i grirë si dhe disa aspekte të tjera rregulluese lidhur me mënyrën si veprohet kur konstatohen mangësi.

Një tjetër projktligj është ai “Për procedurat tatimore” ku nënvizohet se personat që duan të hapin në biznes të ri nuk do të regjistrohen me nipt të ri por me një numër serial të ri nën të njëjtin NIPT. Kjo bëhet për të mos copëzuar aktivitetin me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Ndryshimet përfshijnë edhe mënyrën sesi veprohet për kalimin në regjistrin pasiv, verifikimet si dhe çregjistrimi i subjekteve. Projektligji parashikon edhe rastet e tepricave kreditore sesi bëhet kompensimi si dhe rastet e plotëismit të pasaktë të dekalratës tatimore.

Në projektligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar bëhen dy ndryshime ku së pari shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind. Dhe së dyti  shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e mjeteve të transportit publik të udhëtarëve me autobus me dhjetë vende ose më shumë, vetëm me motor elektrik, është 10 për qind. Po kështu parashikohet edhe një lehtësi për prodhuesit e barnave në vend.

Paketa e kaluar përfshin edhe disa specifika tek taksat vendore./Monitor.

a.ç

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Këto janë dy shenjat më me fat për sot, e enjte 1 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr mes vëllezërve për pronat, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

“Mos e kruaj me popullin”, Rama i përgjigjet të riut: Nuk u thashë shqiptarëve ‘fuck you’

June 28, 2026
Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

Çmimet e larta zbrazin privatët në Vlorë, pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

June 28, 2026
Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

Irani: Hormuzi nën kontrollin tonë për 30 ditët e ardhshme. Çdo sulm i SHBA do përkeqësojë situatën

June 28, 2026
“Nuk është parë ndonjëherë”, Berisha: PD respekton dhe mbështet protestën qytetare

“The Albanian Files”/ Reagon Berisha: Rama e trajton vendin si Sulltanat. Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

June 28, 2026
Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë  punësimin

Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt degëve që sigurojnë punësimin

June 28, 2026
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Historiani Kasmi, kritika Albin Kurtit: Duhej të fliste për akuzat se Vetëvendosja nxiti protestat në Tiranë

June 28, 2026
Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

Parashikimi i McAllister: Shqipëria mund të ketë 11 deputetë në Parlamentin Europian, Mali i Zi gjashtë

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In