• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Opozita ka goditur sistemin, jo Edi Ramën

by S M
26/02/2019 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Retorika dhe ndarja në kampe e debatit politik në Shqipëri, ka bërë që me kalimin e ditëve të fillojë të krijohet një përshtypje se ajo që ndodhi me ikjen e opozitës nga parlamenti është diçka normale, se gjëra të tilla kanë ndodhur edhe më parë, se opozitës i kishte ardhur shpirti në majë të hundës etj etj.

Ky balancim “të drejtash” është një fenomen fals dhe që ka të bëjë me rreshtimin politik të debatuesve, opinionbërjes dhe mediave. E vërteta është se edhe pasi opozita e ka vulosur tashmë ikjen e saj nga Kuvendi, akti i saj mbetet po aq i panatyrshëm, destruktiv dhe i rrezikshëm sa ditën e parë kur u njoftua nga Lulzim Basha.

Të gjithë ata që sot flasin për tronditje dhe delegjitimim të pushtetit aktual të Edi Ramës për shkak të dorëheqjes kolektive të opozitës, janë në fakt duke thënë vetem një pjesë të të vërtetës. Përtej boshllëkut real që opozita ka lënë në bangot e parlamentit, duke e vënë në pozitë të vështirë institucionin më të rëndësishëm të vendit, PD dhe LSI kanë mbjellë farën e paragjykimit dhe destabilizimit të sistemit për shumë vite të ardhme.

Dy janë viktimat reale të djegies kolektive të mandateve: sistemi dhe procesi i dialogut. Dorëheqja kolektive nga detyra e përfaqësimit të zgjedhësve e deputetëve shqiptarë, ka provokuar një valë reagimesh (që të gjitha negative), nga institucionet kryesore dhe qeveritë e huaja që ndjekin ngjarjet në Shqipëri. Është një reagim i pritshëm edhe nga vetë demokratët, të cilët kanë deklaruar se i kuptojnë qëndrimet e ndërkombëtarëve.

Por këta të fundit e kanë të pamundur ta kuptojnë përsenë e një gjesti të tillë. Sistemi parlamentar i përfaqësimit, është një mekanizëm i kolauduar prej kohësh që s’mbahen mend në botën demokratike perëndimore. Ai ka ardhur në statusin aktual pas dramash e luftrash të përgjakshme, si mekanizmi më i mirë e më demokratik i qeverisjes. Përmbysjet revolucionare dhe devijimet e skajshme ndaj kësaj forme organizimi të shtetit dhe institucioneve, ku bën pjesë edhe refuzimi për të marrë mbi vete përgjegjësinë e përfaqësimit të votës, janë tabuja e madhe dhe e paprekshme për të gjitha qeveritë dhe organizmat që rregullojnë botën e sotme demokratike. Deklarimet e sotme të amerikanëve e europianëve po na thonë se opozita shqiptare ka shkelur pikërisht këtë “buton” tabu.

Është tejet e vështirë që të gjesh sot, nga bregu tjetër i Atlantikut, e deri në kufinjtë e Kaukazit, një qeveri, politikan apo përfaqësues normal të votuar, që të bjerë dakord me heqjen dorë nga mandati që populli i ka dhënë përfaqësuesve të vet. Është njëlloj si të biesh dakord me rënien e sistemit, mbi të cilin ndërtohet e gjithë superstruktura e shoqërive të sotme demokratike.

Prandaj nuk duhet të habitemi kur dhjetë ditë pas vendimit të opozitës shqiptare për të djegur mandatet parlamentare, nuk ka ende as edhe një deklarim të vetëm solidarizues apo aprovues, nga asnjë vend, parti aleate apo organizëm ndërkombëtar.

Viktima e dytë e djegies së mandateve opozitare është dialogu dhe hapësira për parashtrimin dhe rezultatin e tij final. Opozita ka mbyllur derën dhe ka hedhur çelësin nga dritarja. Ajo ndodhet tashmë në pamundësi ligjore për t’u rikthyer eventualisht në parlament dhe kërkon qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme.

Nga këto rrethana, ajo më e rëndësishmja, rikthimi në parlament pas një kompromisi eventual, është tashmë formalisht e pamundur. Dhe është gjesti që më së shumti është kritikuar e sulmuar nga ndërkombëtarët. Edhe sot Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i bënte thirrje opozitës të rikonsiderojë qëndrimin e të kthehet në parlament. Paralelisht me këtë deklaratë, mësojmë se KQZ ka shpallur vakancat për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr. Pra, KE dhe gjithë të tjerët me të, janë tashmë vonë.

Çfarë dialogu mund të ketë mbi këtë bazë? Si do dialogosh kur njëra palë ka dalë vullnetarisht jashtë sistemit dhe ka marrë në dorë shishet me lëndë djegëse? Thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog janë një pozicion fillestar për uljen e tensionit dhe kjo është e kuptueshme. Dialog duhet të ketë në çfarëdo rrethane. Por kur premisat e një kompromisi janë të djegura qysh në krye të herës, atëhere dialogu mbetet thjesht retorikë shterpe, pa asnjë rezultat bindës.

Ka nisur një krizë e gjatë për sot dhe për nesër. Madje më shumë për nesër, sesa për sot. Me krijimin e premisës së përmbysjes së pushtetit sa herë që njëra nga palët nuk pëlqen të rrijë në opozitë, krijohet një precedent që shkon shumë përtej rëndësisë që ka maxhoranca e Edi Ramës. Opozita i ka hapur vetes, më shumë sesa kundërshtarit, derën e arbitraritetit për dekadat që do të vijnë, sepse do të dalë përherë dikush që s’do ta pëlqejë faktin që ajo, pra opozita e sotme, do të jetë në qeveri, ndërsa të tjerët në rrugë.

Djegia e mandateve është një traumë e të ardhmes, më shumë sesa një plagë e hapur dhe e rrezikshme e të tashmes. Këtë bën sikur s’e kupton Lulzim Basha, i cili ka hallin të djegë sot Edi Ramën. Le të bëhet nami nesër…

Next Post
Protestuesit e dhunshëm/ Berisha e Basha tentojnë të çajnë kordonin e policisë?

Protestuesit e dhunshëm/ Berisha e Basha tentojnë të çajnë kordonin e policisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjegulla shtyn ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA merr vendimin, ja kur do të luhet!

Mjegulla shtyn ndeshjen e Ligës së Europës, UEFA merr vendimin, ja kur do të luhet!

August 13, 2026
Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

Gjykatësi Federal rrëzon padinë e presidentit Trump kundër Universitetit të Harvardit: Nuk ka prova të mjaftueshme!

August 13, 2026
Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

Lufta po prek edhe tregtinë, Ukraina i propozon Rusisë: Marrëveshje për ndalimin e sulmeve në Detin e Zi dhe ndaj porteve!

August 13, 2026
Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

Zjarri përfshin edhe pyllin me pisha në Peshtan të Fierit, flakët larg banesave, operacion për shuarjen!

August 13, 2026
“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

“Më shkarkuan pas 26 vitesh shërbim”- Kunati i Hashim Thaçit denoncon: Më hoqën për postimet në Facebook, por do ta mbaj kokën lart!

August 13, 2026
Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

Zjarret djegin edhe Anglinë, flakët rrafshojnë shtëpitë në Stourbridge, dy të lënduar!

August 13, 2026
Meta sulmon SPAK: Proces politik për të goditur opozitën, nuk ka asnjë provë kundër meje

“Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut”- Ilir Meta denoncon nga burgu: Kur takova avokatin, po monitoroheshim me një kamera, cenohen të drejtat

August 13, 2026
Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

Pas disa orësh lufte me flakët, vihet nën kontroll edhe zjarri në Lugaxhi të Elbasanit!

August 13, 2026
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh dhe eksplozivësh në periferi të Romës, shikoni pamjet e hedhjes në erë!

August 13, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Muhameti dhe Mehmeti shpëtojnë Amerikën nga komunizmi

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com