Paratë nuk mund të blejnë dashurinë e vërtetë, por mund të blejnë një përqafim të madh për ju. Japonia vazhdon të na habisë me shpikjet e saj gjeniale. Këtë herë një kompani japoneze ka krijuar një karrige që të përqafon.
Karrigia ka formën e një kukulle gjigante, me krahë të gjatë, të cilat njerëzit mund t’i tërheqin rreth vetes për t’i përqafuar. Kjo pajisje është projektuar nga kompania “UniCare” për njerëzit e vjetër dhe ata që ndihen të vetmuar.
“Ata janë të rehatshme për njerëzit që jetojnë vetëm- ata mund të flasin me to dhe t’i përqafojnë,” tha një zëdhënës i UniCare. “Ata mund të luajnë gjithashtu muzikë japoneze, e cila është nostalgjike për njerëzit e vjetër.”
Karrigia kushton 65 paundë.