• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Nis turi i kajakëve për të shpëtuar lumenjtë e Ballkanit me mesazh për Ramën

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bohinj të Sllovenisë më 16 prill, 2016. Rreth 150 kajakistë kanë hapur siparin e “Turit të lumenjve të  Ballkanit” në lumin Sava në Slloveni.

Udhëhequr nga ish-sportisti olimpik slloveni Rok Rozman, kajakistë nga e gjithë Evropa, përgjatë 35 ditëve të ardhshme, do të lundrojnë në lumenjtë më mahnitës dhe njëkohësisht më të kërcënuar të Ballkanit.

Ky është organizimi i parë i këtyre përmasave në Evropë. Me këtë turne, ata janë duke mbajtur një qëndrim të qartë kundër “cunamit” aktual të ndërtimit të digave: rreth 2700 hidrocentrale janë parashikuar të ndërtohen që nga Sllovenia deri në Shqipëri.

Sinjali i startit të këtij turi u dha duke filluar në liqenin Bohinj në Parkun Kombëtar Triglav, nëpërmjet të cilit kalon dega kryesore e lumit Sava. Në liqen, kajakistët pozuan pranë mesazhit “Të shpëtojmë lumenjtë tanë – të ndalojmë digat”.

Në pesë javët në vijim, kajakistët do të vozisin në 18 lumenj të ndryshëm duke nisur nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria. Ngjarje të veçanta janë planifikuar në shumë segmente të lumenjve për të mbështetur iniciativat lokale në luftën e tyre kundër projekteve të ndërtimit të HEC-eve.

“Ky aktivitet unik tregon se Lumenjtë e Ballkanit janë diçka më shumë se vetëm furnizuesit me megavat/orë. Ata janë “linjat e jetës” që ofrojnë vlerë rekreative për njerëzit dhe habitate për speciet. Ne duhet ta mbrojmë këtë trashëgimi natyrore Evropiane nga lakmia e kompanive dhe bankave për fitim”, thotë Ulrich Eichelmann (Riverwatch), koordinator i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Shumica e projekteve ende nuk janë realizuar, por presioni është në rritje. “Kur unë isha fëmijë ëndrra ime ishte të fitoja medaljen olimpike në vozitje me rrema nëpër lumenj. Tashmë i rritur, qëllimi im kryesor është t’i mbroj këta lumenj. Unë nuk e kam marrë medaljen, por do të bëj gjithçka mundem për të ndihmuar në mbrojtjen e lumenjve në Ballkan. I ftoj kajakistët nga e gjithë Evropa për t’iu bashkuar këtij turi dhe të na mbështesin në këtë përpjekje”, thotë Rok Rozman, organizatori i Turit të lumenjve të  Ballkanit.

12 ditë të turit do të zhvillohen në Shqipëri, ku tre lumenjtë në fokus kryesor janë lumi i Valbonës, Osumi dhe Vjosa. Turneu do të përfundojë më 20 maj, në Tiranë me dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e Vjosës, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Vjosa është lumi i fundit, i “egër” i Evropës, në të cilin, gjithashtu, janë planifikuar disa hidrocentrale.

“Ne duam të parandalojmë ndërtimin këtyre digave dhe në vend të tyre jemi duke bërë përpjekjet tona për mbrojtjen e Vjosës në të gjithë gjatësinë e saj, si një Park Kombëtar. Ky do të përbënte të parin Park Kombëtar të një lumi natyror në të gjithë Evropën”, thotë Thereza Schiller, koordinatore i fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, pranë Fondacionin për Trashëgiminë Natyrore EURONATUR.

Sipas Martin Šolar, drejtor i WWF Adria, këta lumenj nga Alpet Dinarike deri në thellësinë jugore të Gadishullit Ballkanik janë “udhët e jetës” së rajonit: “Ne jemi duke punuar në disa lumenj në të gjithë Ballkanin dhe digat janë problemi më serioz që këta lumenj janë duke u përballur. Një pikë e nxehtë e një biodiversitetit të jashtëzakonshëm është në rrezik. Për këtë arsye, ne jemi të lumtur që po bashkojmë forcat tona dhe që mbështesin këtë turne. “

Turi i lumenjve të  Ballkanit është një aktivitet i organizuar në kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, e cila është iniciuar nga “EuroNatur” dhe “RiverWatch” me qëllim për të mbrojtur lumenjtë e Ballkanit nga shkatërrimi përmes zhvillimit të pakontrolluar të ndërtimit të hidrocentraleve. Turi i lumenjve të Ballkanit është një iniciativë e përbashkët e Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch dhe WWF Adria që mbështetet nga Patagonia, Fondacioni Mava dhe fondacioni Manfred-Hermsen.

turi i lumenjve te ballkanit

Peticion_Per Vjosen_Drejtuar Edi Rames

Next Post

Dekriminalizimi/ 1800 vetëdeklarime, kush s' dorëzon formularin humb vendin e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

“Do të bëhem zoti Veto”, Trump e ka një plan nëse demokratët marrin Kongresin

November 2, 2026
Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

Champions League/ Bayern luan në Madrid, duel delikat për Barcelonën. Spikat edhe United-Roma

November 2, 2026
Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

Hajdutët i marrin 6 800 euro të moshuarës që i kishte kursyer për operacion

November 2, 2026
Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

Irani: Mund ta rihap Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA pranon kushtet tona

November 2, 2026
“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In