• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nis konkursi, Godole: Koha që të rinjtë të njohin të kaluarën

by
10/06/2015 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadën Gjermane zhvilluan sot tek Qendra Rinore e Tiranës shpalljen e konkursit kreativ “Born in 90’ – Explore the past, create the future”. Konkursi kryhet në kuadër të 25 vjetorit të ndryshimeve demokratike në Shqipëri.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha e IDMC-së, Jonila Godole, theksoi se ka ardhur momenti që shoqëria shqiptare të merret në mënyrë më intensive me të shkuarën, dhe këtë mision mund ta paraprijnë të rinjtë që janë rritur në vitet e tranzicionit dhe nuk vuajnë nga komplekset. Godole i njohu të pranishmit me kushtet e pjesëmarrjes si dhe mënyrën e aplikimit në tre kategori: multimedia, arte figurative, ese dhe letërsi.

Konkursi sipas saj ka ngjallur në kaq pak kohë shumë interes te të rinjtë brenda dhe jashtë vendit që kanë kaluar fëmijërinë e tyre në Shqipërinë e tranzicionit.

Ndërsa zv/ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula ndau me të pranishmit përjetime personale në lidhje me periudhën e komunizmit dhe u dha të rinjve “porosinë” të mos e harronin të shkuarën.

Ambasadori gjerman në Shqipëri,  Hellmut Hoffman u shpreh entuziast për rolin e të rinjve në ballafaqimin me të shkuarën. Ai deklaroi se shpallja e fituesve të këtij konkursi do të bëhet në kuadër të Tetorit Gjerman.

Shkrimtari dhe gazetari Fatos Lubonja në fjalën e tij përshëndetëse inkurajoi të rinjtë të konkurronin dhe të thelloheshin në trajtonin e temave që do të zgjedhin për konkursin.

Afati i dorëzimit të punimeve do të jetë data 5 Tetor 2015, ora 24:00.  Të rinjtë ftohen të konkurrojnë me projektet e tyre në një nga zhanret e mëposhtme: Ese & Letërsi, Multimedia dhe Arte Figurative.

Punimet do të vlerësohen nga një juri profesionistësh që do të bëhet e njohur gjatë ceremonisë, më 9 Qershor 2015, ora 10.30 në Qendrën Rinore, Rruga e Kavajës.

konkurs

Next Post

VIDEO/Hap varrin e tij para se të ekzekutohet nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In