Nga Turbina në Europian, kush është ‘heroi’ Armando Sadiku

Nga Fatjon Baze / TemA TV

Emri i Armando Sadikut do të shkruhet me gërma të arta në futbollin shqiptarë pasi është sulmuesi i cili realizoi për herë të parë në histori golin e Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar, sic është kampionati europian.

Sulmuesi me orgjinë nga Elbasani i dha tre pikët e para përfaqësues shqiptare në “Euro 2016” përballë kombëtares së Rumanisë, fitore e cila do të mbetet mënd gjatë në memorien e tifozave dhe futbollit shqiptarë.

Po kush është Armando Sadiku?

25-vjeçari i lindur në qytetin e Elbasanit në Cërrik, e nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 2008-2009 me skuadrën e vendlindjes së tij Turbinën. Më këtë ekip ai luajti për një sezon duke zhvilluar 40 ndeshje dhe shënuar 10 gola.

Në vitin 2009 Sadiku u transferua në skuadrën e Gramozit të Ersekës e cila debutonte për herë të parë në superligën shqiptare. Me Gramozin Sadiku në 28 ndeshje realizoi 8 gola.

Më pas gjatë merkatos verore në sezonin 2009-2010, Sadiku firmosi me klubin e Elbasanit. Dhe me verdheblutë Sadiku luajti vetëm një sezon duke zhvilluar 14 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Por në këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit e dënoi sulmuesin Elbasanas duke e përjashtuar nga futbolli shqiptarë. Ky dënim erdhi pasi Sadiku kreu disa gjeste anti-sportive duke goditur dhe ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Komisioni i disiplinës nuk e toleroi aspak duke e përjashtur dhe gjobitur.

Por përjashtimi nga futbolli shqiptarë nuk e pengoi egon dhe dëshirën e tij të madhe që kishte për futbollin duke e vazhduar karrirën e tij jashtë shqipërisë, saktësisht në Zvicër duke luajtur me skuadrën e Locarno për një sezon 2011-2012, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij, ku në 39 ndeshje shënoi 28 gola.

Kjo paraqitje bëri që Lugano ta afrojë në gjirin e saj në sezonin 2012-2013 ku sërish nuk zhgënjeu duke shkëlqyer me paraqitjen e tij. Me këtë skuadër Sadiku u aktivizua në 43 ndeshje duke shënuar 24 gola.

Interesi për të marrë shërbimet e tij u rrit ndjeshëm ku një nga skuadrat më të mëdha në superligën zviceriane, Zyrihu e afroi në skuadrën e saj në vitin 2014 duke vijuar sërish me paraqitjet e tij mjaft të mira ku në një sezon e gjysëm, në 43 ndeshje shënoi 10 gola dhe pse nuk pati shumë hapsira si titullar.

Për të pasur më shumë minuta ai tashmë luan me skuadrën e Vaduzit ku është një nga sulmesit kryesorë në këtë ekip.

Një karrierë e sukseshme për një 25-vjecarë i cili ka qenë pjesë dhe e përfaqeusesve të moshave dhe tashmë ka hyrë në historinë e futbollit shqiptarë me golin e shënuar kundër Rumanisë ku arritëm që të marrim një fitore e cila gëzoi pas masë mijëra shqiptarë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU