Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm të Fondacionit “Qemal Stafa” për Reformën në Drejtësi sipas perspektivës europiane, kryeministri Rama theksoi punën e madhe që e pret përpara fondacionin.
Ai theksoi se fondacioni “duhet të bëjë bashkë Nanon, Pëllumbin, Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësi në kohë të rëndësishme dhe pesha të rënda në vendimmarrjet e PS, me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe peshën dhe me të tjerë që i përkasin botës akademike, shoqërisë civile, ku përkatësia nuk është kaq direkte sa e atyre që janë të lidhur me këtë familje politike, por indirekt na vjen si hapësirë vlerash, parimesh”.
Sipas Ramës, fondacioni duhet të vazhdojë traditën e krijuar për të bashkëpunuar me fondacione të rrjetit të së majtës progresiste.
“Duhet të shoh pak më larg, të kërkojë më shumë nga vetja dhe të tejkalojë kufijtë e Shqipërisë zyrtare për të parë potencialet në hapësirën shqiptare. Për të parë se si është sot kjo familje idesh, vlerash e parimesh”- tha ai.
Sipas Ramës, PS është një provë e madhe. “Nëse ka një parti politike në hapësirën e Shqipërisë që kurrë nuk ka lëvizur nga vija e interesit kombëtar është PS, që nuk ka negociuar në asnjë rast për interesa pushteti, apo të paqarta, interesin kombëtar. Nuk ishte ajo që i hapi rrugë kontrabandës së naftës me Miloshevicin, nuk ishte PS që vuri në pozitë presionin delegacionin shqiptar në Rambuje, por doli haptas kundër marrëveshjes së Rambujesë, ishte PS që celi një kapitull shumë të vështirë me fqinjët tanë në Jug kundër marrëveshjes të papranueshme për kufirin. Nuk ishte PS që toleroi prekjen e interesit kombëtar për interesa të pushtetit”- tha Rama.
a.ç