Neymari do të kthehet tek Barça, e refuzojnë

Neymari dëshiron rikthimin, por Barça refuzon.Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, dëshiron rikthimin te Barcelona, por gjiganti spanjoll nuk do kthimin e tij në Camp Nou.

Neymari që realizoi 105 gola në 186 paraqitje për Barçën, u transferua te PSG-ja për shumën rekorde prej 220 milionë eurove.

Sipas Mundo Deportivo, Neymari është penduar për kalimin te Parisi dhe nuk është i lumtur me shpërthimin e Kylian Mbappes që ka marrë shkëlqimin nga braziliani.

Barça nuk është e interesuar për kthimin e tij, por Real Madridi është destinacioni tjetër nëse Parisi vendos shitjen e tij, përgatiti Express. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU