“Ne nuk zëvendësojmë autoritetet e një vendi”, Hahn flet për dhunën në protesta

Komisioneri Europian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn shprehu sot mbështetjen për të drejtën për të protestuar dhe lirinë e shprehjes në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa dënoi si të papranueshme çdo formë dhune.

Në një prononcim pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Komisioneri Hahn deklaroi se çdo formë dhune është e papranueshme dhe se Bashkimi Europian është tepër strikt për këtë.

“Ka njerëz që kërkojnë që ne të zbatojmë shtetin ligjor dhe mendojnë se ne mund të ndërhyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet përmes përdorimit të fuqisë ushtarake,” deklaroi Hahn për gazetarët në Bruksel, duke shtuar se pikëpamja e BE-së për shtetin e së drejtës është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e sistemit të drejtësisë.

Sipas Komisionerit Hahn, ndryshimet politike mbështeten vetëm në procese demokratike dhe zgjedhje të lira e transparente.

“Kjo është ajo që ne mbështesim, por të besohet që ne duhet të gjykojmë, të supozojmë se kush është i miri dhe kush i keqi, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vijë, nuk është aspak pikëpamja jonë,” theksoi ai.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU