• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Në kurthin e përjetshëm të delegjitimimit

by S M
17/11/2017 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

“Ti je vrasës”, “Ti je i droguar, trafikant hashashi”, “Ti grabit paratë e shqiptarëve”, “Ti i bën turp partisë tënde”, “Jeni katandisur si mos më keq”! Prej dy dekadash e gjysëm, politika shqiptare e ka pasur mani dhe obsesion deligjitimimin e kundërshtarit. Thënë ndryshe, poshtërimin, mosnjohjen, shburrërimin e tij. Pas vitit 2005 Berisha ngulmonte që të mos njihte Edi Ramën si kryetar të opozitës (më sillni Nanon, se ai është kryetari real!). Më pas, kur Basha erdhi në krye të PD, Rama nuk humbet rast pa i kujtuar kreut të opozitës se është një kukull, të cilës ia lëviz fijet nga pas “paraardhësi nga kulla”. Rregullisht figurat politike kryesore janë përpjekur ta mpakin dhe ta banalizojnë atë që kanë pasur përballë, në vend që t’i japin vendin që i takon, në bazë të votave që secili nga liderët politikë përfaqëson.

Në katet e ulëta të qeverisjes, ky ballafaqim grotesk merr forma edhe më agresive, në shembullin e asaj që ndodh në majën e politikës. Edhe sot, pas kaq e kaq vitesh pluralizëm, kur kemi kaluar mes kaq shumë krizash e problemesh, të prodhuara ndër të tjera edhe nga paaftësia për të komunikuar, ne shqiptarët kemi dëshirë ta shohim sa më keq dhe sa më poshtë kundërshtarin. “Unë s’dua gjë, por atij merrini lopën”, siç e thotë fabula e shqiptarit që u ftua të shprehë një dëshirë nga mbreti.

Çeshtja është se në nivelet e larta të një shteti ligjor dhe të një demokracie, punët janë shumë më të komplikuara sesa një batutë me lopë. Merrni për shëmbull atë që ndodhi në pjesën e parë të vitit që po mbyllet. Në shkurt, në bulevardin qëndror të Tiranës u instalua një çadër proteste, e cila e mbajti pezull ambjentin shqiptar deri në mes të majit. Për tre muaj të plotë, palët u shanë, u akuzuan dhe u kërcënuan me çfarë i erdhi në gojë. Gjërat më të ashpra, më fyese dhe ofensive buçitën nga megafonët e çadrës, apo nga podiumi i kryeministrisë. Fatmirësisht, shqiptarët, të regjur me këtë teatër ditor, e morën gjithçka me sportivitet dhe pa shumë stres. Ndryshe, me nivelin e dhunës verbale që kishte pushtuar zemrën e Tiranës, këtu duhej të kishin nisur nja tre luftra civile.

Epilogu i kësaj tragji-komedie të konsumuar “live”, ishte krejt e kundërta e asaj që u pa dhe u dëgjua. Pasi e deligjitimuan njëri-tjetrin deri në palcë, Rama dhe Basha u ulën dhe u morën vesh për gjithçka, në harkun e një 24 orëshi. Sharjet, akuzat, fyerjet banale – shkurt, poshtërimi publik që i kishin bërë njëri-tjetrit për tremuaj – kishin marrë të gjitha fund si me magji, duke i lënë vendin vullnetit për paqe e kompromis. Çadra u mbyll, protesta u shua dhe në fund të ditës të gjithë pamë fushatën më të qetë që mbahet mend në këtë vend.

Kjo lloj alkimie e habitshme, e bazuar mbi delegjitimimin fals të kundërshtarit, është një histori e vjetër dhe e njohur në këtë vend. Ndodhi pak a shumë njëlloj në vitin e tmerrshëm ’97 me qeverinë Fino të ngritur mbi rrënojat e shtetit të drejtuar nga Berisha, në fillim të viteve 2000 me paqen Nano-Berisha dhe në vitin 2008, mes Berishës dhe Ramës, kur u ndryshua Kushtetuta.

Në të gjitha këto momente dramatike të vendit, faktori bazë i krizave ka qenë dëshira e shfrenuar për ta dhunuar, deligjitimuar e madje eliminuar kundërshtarin. Nuk është marrë kurrë parasysh se secili nga liderët politikë, përfaqëson një copëz të vullnetit të popullit të shprehur në vota. Nuk është marrë kurrë në llogari, se pas sherrit vjen gjithnjë momenti i marrëveshjeve dhe kompromisit, nuk është pranuar thuajse asnjëherë qysh në krye të herës, se strategjia e murit me mur krijon vetëm kosto, e jo përfitime.

Ka ardhur dhe ka kaluar momenti që mali i lartë i mosmarrëveshjeve dhe krizave, të prodhojë më në fund një listë mësimesh të vlefshme për të gjitha kohërat dhe për të gjitha palët në këtë vend. Përfshirë edhe kohën e çuditshme në të cilën jetojmë, e cila përball një pozitë të fortë por me plot halle, me një opozitë të dobët me edhe më shumë probleme e dilema. Vijimësia e 17 majit, si datë simbol i aftësisë për t’u marrë vesh, pas një lufte cfilitëse në mes të bulevardit, do të ishte ku e ku më produktive sesa seancat shterpë ku gjelat e parlamentit vetëm shahen me rradhë, ndërkohë që ligjet dhe paratë e shtetit presin të miratohen në tre të mëngjesit. Atëhere kur të gjithë janë në gjumë…

Next Post
FOTO/ Gomonia e grabitur gjendet në mes të pyllit të Llogarasë

FOTO/ Gomonia e grabitur gjendet në mes të pyllit të Llogarasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet Elvis Kosova në Palasë

Arrestohet Elvis Kosova në Palasë

August 23, 2026
Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

Zjarret përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut, flakët dalin jashtë kontrollit në zonat malore

August 23, 2026
Frikë për atentate dhe grusht shteti, Kremlini forcon sigurinë rreth Putin

Putin paralajmëron Kievin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

August 23, 2026
Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

Deputetë të AAK zbrazin para zyrës së Kurtit thasë me qymyr: Nga terri energjetik, në terrin politik…

August 23, 2026
Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

Zelenski e shkarkoi nga detyra, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon: Hajde përballemi në zgjedhje

August 23, 2026
Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

Zjarr në Krastë të Krujës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme nga një banor i fshatit

August 23, 2026
Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com