Mjeku Gjoka: Bleonë e dashur eja në Burrel, jam burri më i mirë për ty
Dalip Gjoka, mjeku pediatër 64 –vjeçar nga Burreli, ka treguar sërish historinë se pse do të bëjë një fëmijë me këngëtaren Bleona Qereti. I ftuar në emisionin ‘Pasdite në Top Channel’, 64-vjeçari tregoi se si i lindi kjo ide dhe çfarë do t’i bëjë Bleonës.
JavaNews.al ka zbardhur një pjesë të emisionit, i cili u transmetua LIVE pasditen e së hënës:
“Kjo letër ishte reflektim, pas një meditimi 30 minuta, pasi lexova në një gazetë lajmin për të. Meditova, më bëri përshtypje, kështu që unë nuk kisha pse të rrija indiferent. Kam një familje të nderuar, kam dy fëmijë. Kam një mbesë 2 vjeç, familjarëve ju kërkoj ndjesë nëse i kam lënduar. Seriozisht dua të martohem me Bleona Qeretin. Unë jam një djal Mati, jam personifikimi i një burri shqiptar bio. Jo se shpreh keqardhje për Belonën, unë po e bëj për Bleonën”, deklaroi pediatri Gjoka. Madje ai tregoi se kishte planifikuar çdo gjë, se si do jetonte me këngëtaren në Burrel.
“Dua t’i dhuroj Bleonës një familje tradicionale, nuk dua që ajo të jetë nusja e shtëpisë. Mendova që t’i deklaroj kësaj artisteje atë që unë ndjej. E kam uruar sinqerisht, për atë që ka arritur. Mendoj që është simboli i bukurisë shqiptare, ideale fizike dhe mendore. Më përshëndeti nga Moska, unë nuk u mërizta, unë mendoj se loja vazhdoj. Unë jam kandidati më i mirë. I bëj një thirrje: Kthehu Bleonë e dashur, kthu moj dallëndyshe. Dua të kthehet në Burel, aty është një popull shumë i madh. Kjo artiste duhet të kthehet në folenë e saj. Ajo duhet ta shumëfishoj veten”, theksoi 64-vjeçari.
E sa i përket familjes, gruas së tij dhe dy vajzave, ai tregoi se si e pritën ato këto këtë propozim të tij.
“Vajzave iu them të më gjykojnë me gjakftotësi, dua që të kujtojnë se çfarë kam bërë për to. Unë nuk jam një biri i Matit që braktis familjen time. Nëse martesa ime është e konsumuar, unë i bëj thirrje bashkëshortes sime ta mbledh veten, të qetësohet. Të mbetemi shokë e miq, unë do t’i përkushtohem edhe më shumë se kur jeta jonë seksuale shkonte vaj”, vazhdoi më tej pediatri nga Burreli Dalip Gjoka.
E sa iu përket shokëve, kolegëve ai tha: Tani më kanë lënë si Robinson, por do afrohen.