Ministrja e re: 54 punonjës të MAS në universitete për t’u shpjeguar VKM-të studentëve

Besa Shahini, zv/ministrja e Arsimit (ministrja e emëruar), në një deklaratë për mediat njoftoi se ministria ka dërguar 54 punonjës pranë sekretarive të Universiteteve për t’u shpjeguar studentëve vendimet që ka marrë qeveria.

“Dua t’ju informoj se ministria ka dërguar pranë sekretarieve 54 punonjës të ministrisë që t’ju shpjegojnë të gjitha VKM-të e marra në dhjetor dhe që do zbatohen tani, për ato që kanë efekt direkt te ju, për tarifat dhe bursat,” tha Shahini.

Ashtu si Ahmetaj pak më herët, edhe zv/ministrja e Arsimit u shpreh se do të ketë bursa për ekselentët.

“Po flasim për përjashtim të tarifave për studentët me mesatare 9-10, pra ekselentët. Trajtim me bursë e gjysmë bursë për ekselentët, si dhe për studentët me nevoja të veçantë apo për familjet në nevojë.

Edhe më herët i specifikoi ministri në detyrë i Financave, Arben Ahmetaj që foli me shifra për numrin e studentëve që përfitojnë.

Aplikimi i VKM-ve realisht zbatohet nga universitetet, ndahet fondi për kategoritë e studentëve por lista e tyre dhe kalkulimi i notave bëhet nga universitetet,” u shpreh Shahini.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU