• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në sulm: Basha bën si i fortë se qëndroi me Edin, por ka frikë nga hija e vet. Rama është mosmirënjohës

by Java News
06/06/2017 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha, pas sulmeve të këtij të fundit në drejtim të LSI-së.

I ftuar në “Debati” në “Channel One”, Meta u shpreh se Basha është politikan pa shtyllë kurrizore, duke mos i qëndruar marrëveshjeve.

“Ai nuk ka shtyllë kurrizore. Nuk e mban fjalën. Për mua është politikani i vetëm i OSHEE-së. S’është garant i kauza të mëdha. Aq më tepër kur të kërcënon edhe zoti Basha, që trembet edhe nga hija e vetë. Ai bën si i forte se ka ndenjur 3 ore me Edin. Natyrisht se Edi ia hodhi atij. Ne vend te nderronte drejtorin e Policise, vajti mori drejtorin e OSHEE. Ky e mori se mendoi do marre vota me OSHEE”, tha Meta.

Ai shtoi se Rama u tall me të kur i dha disa drejtori si ajo e OSHEE e Hipoteka, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me organizimin e zgjedhjeve dhe nuk kërkoi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ish-kreu i LSI iu përgjigj Bashës edhe për deklaratat e tij se LSI është sh.p.k e cila në 25 qershor do falimentojë. Meta tha se LSI nuk ka kandiduar njerëz me lekë, ndërsa ngriti dyshimet për listën e PD në Qarkun e Vlorës, ku sipas tij, Basha ka kandiduar figura që s’kanë lidhje me PD.

Kryetari i Kuvendit lëshon akuza të hapura dhe publike edhe në adresë të partnerit të maxhorancës, Edi Rama.

Meta ka komentuar shkarkimet e drejtoreve te LSI ditët e fundit, teksa tha se Rama e Basha “nuk janë politikanë vlerash, as politike, as njerëzore, por janë thjesht dy politikanë pushteti”.

Ai përcolli një mesazh të drejtpërdrejtë për dy rivalët e tij të shpallur tashmë, Lulzim Basha dhe Edi Rama, duke deklaruar se do të kenë fatin e Berishës në 25 qershor.

“Mos u habit aspak. Kemi të bëjmë me dy politikanë si Rama e Basha, të cilët nuk janë politikanë vlerash, as politike, as njerëzore, por janë thjesht dy politikanë pushteti dhe ata mendojnë se votat merren me pushtet, me klientelizëm dhe këtë kërkojnë ta faturojnë të tjerëve me presion përmes pushtetit, me frikësime, por kjo gjë nuk ka për të funksionuar.

Ata, që të dy do të kenë fatin që pati Doktori, pika ime e dobët, në vitin ‘94, me referendumin që u bë për Kushtetutën. Ky do të jetë fati i të dyve bashkë”, u shpreh Meta.

Meta ishte i drejtpërdrejtë kur e quajti Edi Ramën aventurier politik dhe një rrezik për vendin.

 

Meta: PS-PD, nuk i marrin dot 71 mandate

E ndërsa përflitet një koalicion u mundshëm post zgjedhor PS-PD, Ilir Meta deklaron se këto dy forca politike nuk kanë asnjë shans të marrin 71 mandate të dyja bashkë.

Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meta u shpreh i bindur se demokratë e socialistë do të ndëshkojnë me 25 qershor këtë imoralitet dhe bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë shans që Basha dhe Rama të marrin bashkë 71 mandate. Reagimi i socialistëve dhe i demokratëve ka filluar prej kohësh. Jam i bindur që ata do ta ndëshkojnë këtë imoralitet dhe këtë bashkëpunim në krim për të cenuar standardin e zgjedhjeve në Shqipëri, për të hequr dorë nga përgjegjësitë që kanë për të gjitha problemet që i kanë krijuar vendit dhe për t’ia kaluar, gjoja, përgjegjësitë LSI-së. Janë përgjegjësitë e tyre. Ata duhet t’i mbajnë deri në fund dhe ata do të ndëshkohen për këto përgjegjësi që kanë dhe që nuk i pranojnë”, deklaroi Meta.

Meta: Rama mosmirënjohës, do i çojmë një timon në Surrel

Meta reagoi edhe për deklaratat e Ramës për qeverisje me një timon. Ai deklaroi se kryeministri eshte mosmirenjohes.

 “Unë jam i bindur që më 26 qershor LRI-ja e Tiranës do t’i çojë dhe një timon dhe një tepsi në Surrel t’i mbajë për të gjithë jetën atje. Siç mori Valesa, kur humbi zgjedhjet në Poloni, karrigen nga zyra. Do t’ia çojnë Ramës në Surrel. LRI-ja do t’i çojë edhe një timon edhe një tepsi. Nuk e di a ka apo jo patentë, por unë nuk do të hipja kurrë në një makinë me të. Jo, nuk kam hipur. Jo, jo, nuk e kam bërë asnjëherë shoferin e tij unë dhe nuk kam ndërmend ta bëj. Nder te tjera Meta tha se Rama ka nje problem, “i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme”, tha Meta.
Kreu i kuvendit deklaroi se Rama është mosmirënjohës dhe u ka kthyer kurrizin socialistëve.

“Mbasi u ktheu kurrizin socialistëve për katër vjet, tani po përpiqet t’i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI-ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohet për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme. Kështu që socialistët nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen“, tha Meta. /a.ç

 

Next Post
Gjergj Bojaxhi kallëzon penalisht Bashkinë e Tiranës dhe IKMT për parkimin nëntokësor në sheshin ‘Skënderbej’

Bojaxhi: Ne nuk do jemi në koalicion qeverisës me asnjë parti, do bëjmë oponencë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com