Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj opozitën, e cila sipas tij nuk ka në axhendë arritjen e konsensusit dhe zgjidhjen e ngërçit politik.
Meta foli për mediat pas tryezës që ai kryesoi me partitë parlamentare, ku i njohu me negociatat e djeshme në prani të ndërkombëtarëve dhe mundësinë e ndryshimit të Kodit Zgjedhor.
Meta iu përgjigj sulmeve të opozitës të cilët e quajtën tryezën e tij fasadë për të manipuluar Kodin, ndërsa theksoi se pakica parlamentare barazon dialogun me ultimatume.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi pasdite vonë një tryezë me përfaqësues të partive parlamentare lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhor dhe krizën politike në vend.
Partitë e opozitës refuzuan pjesmarrjen, ndërsa të pranishëm në takim ishin kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama i LSI-së, kryetarja e grupit të PDIU, Mesila Doda dhe kreu i Partisë LIBRA, Ben Blushi.
Deklarata e Metës
Ftova të gjitha partitë parlamentare që përfaqësohen në Kuvend për t’i informuar për situatën aktuale, por edhe me diskutimet apo negociatat e zhvilluara dhe dje me përfaqësues të PE, por edhe me nënkryetarin e PPE.
Në këtë drejtim, të gjithë janë mirëinformuar për përpjekjet e rëndësishme nga partnerët ndërkombëtarë, dialogu brenda vendit ka munguar për një kohë të gjatë dhe është për të ardhur keq që nuk po demonstrohet vullneti, përgjegjshmëria për t’u dhënë qytetarëve një proces normal, të qetë dhe demokratik, siç e meriton çdo qytetar dhe shoqëria jonë.
Opozita ka të drejtën e saj të quajë të kotë këtë tryezë timen. Si kryetar i Kuvendit kam bërë të gjitha përpjekjet për t’u vendosur dialogu që nga dita e parë e vendosjes së çadrës dhe protestës së opozitës për këtë çështje, por është për të ardhur keq që opozita barazon dialogun me ultimatumin. Ju e dini falë përpjekjeve të bëra nga ndërkombëtarët, nga unë dhe LSI, janë bërë disa hapa përpara nga ana e mazhorancës aktuale për të krijuar një klimë sa më konstruktive dhe mirëbesimi, por kuptohet që axhenda ka një axhendë që nuk po i shërben këtij procesi dhe besoj se nuk do t’i shërbejë edhe vetë opozitës. Jo vetëm pjesëmarrja dhe garantimi i gjithëpërfshirjes i opozitës do të bënte të mundur që opozita jo vetëm të përmirësonte garantimin e standardeve por të ishte ajo opozitë që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë.
Lidhur me Kodin Zgjedhor, ky Kod është i mallkuar në 2008, i bërë në errësirë nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë, dëshiron të mbajë në errësirë zgjedhjet në Shqipëri.
Nëse ka një konsensus është ai i nëndheshëm për të penguar standardet zgjedhore që e kalon atë nga 2-3 duar në një proces të hapur dhe konkurrues e demokratik. Pasojat e krizave të këtyre viteve, janë pasojat e kodit të bërë në errësirë në ndryshimin e dhunshëm që iu bë Kushtetutës me konsensusin e madh.
Përpjekjet për marrëveshje nuk janë shteruar. Vendi meriton qetësi, paqe sociale.
Ky kod ka provuar se nuk jep demokracinë që meriton, e çon vendin nga një krizë në tjetrën.
Do e ndryshoni kodin pa opozitën?
Nuk duam të bëjmë asgjë pa opozitën. Mund të zgjidhnim Presidentin me kohë, mund ta ndryshonim kodin me kohë. Opozita nuk shqetësohet që nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.
Presidenti do zgjidhet në këtë legjislaturë?
Besoj se do të zgjidhet në këtë legjislaturë. Dialogu do vazhdojë. I janë bërë mjaft oferta PD-së, për të cilat informova përfaqësuesit e partive parlamentare që morën pjesë, por edhe PD duhet të tregojë vullnet që të përfshihet në këtë proces.
Basha kërkon qeveri teknike?
Nuk mund të përcaktohet në mënyrë të njëanshme. Nëse çdo përpjekje personalizohet te një individ atëherë humbasim fokusin nga standardet që ka nevojë Shqipëria dhe nuk ndihmojnë zgjidhjen dhe dialogun.
c.a