• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mes “armikut” Perëndim dhe mikut Luli+Mona+Ilir!

by Java News
19/02/2019 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Askush nuk është fajtor mes jush, as mes atyre që quhen ‘Një’, por që janë tre (a më shumë se tre liderë) që turbullojnë demokracinë. Ka disa ditë dhune, banaliteti, kërcënime, dhe në fund vendim për të rrënuar fronin e demokracisë, Parlamentin…. Demokracia dhe liria zgjatën aq shumë saqë këta nuk e mbajnë dot më në kurriz. As vetë komunizmi nuk jetoi më shumë se 30 vjet. Në vitin 1967 komunizmi ra dhe diktatori Hoxha thërriti në ndihmë ‘Zotin’. Diktatori rrëzoi kultin e Perëndisë dhe deklaroi se ‘tash jam Zoti’. Kishte rënë…

Edhe këtë javë ndodhi njësoj si në shkurt 1967.  Edhe atëherë shkurt ishte, data 6. Këtë vit ështe 16 shkurt. Këta të Demokracisë që nuk kishin bërë asgjë për Demokracinë, veçse për xhepat e tyre (Luli, Mona, Iliri- në krye), në datën 16 shkurt dëshmuan se nuk e durojnë më lirinë, dmth lirinë e mbrojtur me ligj në Republikë. Këta përmbysën ‘Zotin’ e dytë, që për shqiptarët është Perëndimi (SHBA dhe Europa).

Shtetet e Bashkuara përmes Ambasadës së vet në Tiranë ka lëshuar një thirrje urgjente ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: “Braktisni thirrjet e LSI dhe PD” (Luli, Iliri, Monika) për të braktisur mandatet që ka lëshuar populli shqiptar për të qëndruar në anën e Perëndimit.

Amerika kërkon nga deputetët shqiptarë:

“Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin tu shërbeni”.

Kjo është thirrja e Amerikës lëshuar orët e fundit.

Një thirrje kaq e zjarrtë nuk është lëshuar kurrë nga Shtetet e Bashkuara në drejtim të Shqipërisë. Gjatë periudhës së komunizmit, Amerika nuk kishte pse lëshonte thirrje, zëri i saj do të binte në humnerën e diktaturës ku dergjeshin parime dhe shpirtra të mëdhenj. Gjatë periudhës së Demokracisë, Shtetet e Bashkuara nuk kishte pse lëshonte thirrje emergjence ndaj një kombi pro- lirisë dhe pro Perëndimit. Tani vendi rrëshqiti në drejtimin e  kundërt, për shkak të liderëve të zhytur në krime që kërkojnë shpëtim vetjak duke e nxjerrë vendin nga ‘duart e Perëndimit’.

Kjo mbrëmje e ‘super hënës’ mbi Shqipëri ra me një tis të murrmë: Fati mbetet në duar të deputetëve një për një. Amerika duket se është e shqetësuar sepse i ka parë deputetët si eunukë që janë gati të bëjnë lojën “Luli, Monika, Ilir’. Jo vetëm presidenti Meta, (aktual), i cili e goditi disa herë Republikën për interesat e tij opozitare; por edhe presidenti që sapo kaloi, Nishani, u sul sot kundër Perëndimit. “Sa e duam ne Shqipërinë, nuk na duan ata’, ndërkombëtarët- deklaroi presidenti i Republikës. Media pranë PD-LSI iu sul ambasadës së SHBA sapo lëshoi thirrjen… Po bëhet gati spliti i egër kundër Shteteve të Bashkuara dhe kundër Amerikës. Kombi është në rrezik.

Amerika ka bërë thirrje sonte që deputetët të distancohen nga kërcënimet e LSI dhe PD (Monika, Iliri e Luli). A do të jenë të aftë deputetët që nesër në mëngjes të mos kenë hedhur poshtë ‘Zotin’ Perëndim, siç u kanë kërkuar? A do të jenë të aftë që tú kenë kthyer kurrizin kërcënimeve të Luli+Monika+ Iliri? Kjo është prova…

A do të ketë aq fuqi mes deputetëve dhe popullit që të durojnë Lirinë?

Next Post
Tahiri nis betejën, nis belbëzimi për Ramën, Berishën e Metën

Protesta/ Ngjela: Në Kryeministri u përdorën metodat e FBI-së për mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”

Eurovision 2026/ Shqipëria kërkon finalen e Vjenës, ja si të votoni për Alis me këngën “Nan”

May 10, 2026
Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

Trump: Do të duheshin vetëm 2 javë për të goditur të gjitha objektivat në Iran

May 10, 2026
“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

“16 orë punë, s’kisha fuqi të kthehesha”, babai shpërthen në lot para fëmijëve: Sakrifica e madhe…

May 10, 2026
Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

May 10, 2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

May 10, 2026
Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

May 10, 2026
Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

May 10, 2026
“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

May 10, 2026
Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

May 10, 2026
Memento

Memento

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In